00389 2 3091 484
25 Mars, 2026
Menopauza nuk nënkupton vetëm ndërprerjen dhe mungesën e ciklit menstrual, por një ndryshim të rëndësishëm metabolik, ku estrogjeni si pika kryesore hormonale kontrolluese në organizmin e gruas zvogëlohet, duke shkaktuar një sërë ndryshimesh në shëndetin e përgjithshëm, përfshirë edhe sistemin kockor. Në kockën normale dhe të shëndetshme zhvillohen në mënyrë të alternuar dy cikle: procesi i ndërtimit (osteoblastet) dhe procesi i shpërbërjes së indit kockor (osteoklastet). Estrogjeni vepron veçanërisht në zbutjen e procesit të shpërbërjes së kockës, duke ndikuar te osteoklastet, kështu që për sa kohë që ai është në sasi të mjaftueshme në organizëm, shpërbërja e kockës mbahet nën kontroll, duke çuar në stabilizimin e masës kockore.
Me fillimin e menopauzës, sasia e estrogjenit në qarkullim fillon të ulet gradualisht dhe ndikimi i tij mbi qelizat e shpërbërjes së kockës (osteoklastet) zvogëlohet, kështu që kocka fillon të shpërbëhet më shumë sesa të ndërtohet. Ky proces është më intensiv në 5 deri në 7 vitet e para pas fillimit të menopauzës, ku mund të humbet deri në 20% e masës kockore.
Me hyrjen në menopauzë, niveli i estrogjenit bie ndjeshëm. Kjo çon në:
Si rezultat, rreziku për sëmundje kardiovaskulare te gratë pas menopauzës rritet ndjeshëm dhe gradualisht barazohet me atë të burrave.
Estrogjeni ka efekt mbrojtës ndaj sistemit kardiovaskular, veçanërisht te gratë në periudhën riprodhuese.
Për shkak të këtyre efekteve, gratë para menopauzës kanë rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës krahasuar me burrat e së njëjtës moshë.
Ulja e indit kockor në fillim çon në një gjendje të quajtur osteopeni; nëse kjo gjendje vazhdon për një periudhë të gjatë pa diagnostikim dhe suplementim të duhur, pason osteoporoza, e cila është një fazë e avancuar e uljes së densitetit kockor dhe shoqërohet me rrezik të shtuar për fraktura. Osteoporoza është pa dhimbje dhe shpesh gratë nuk janë të vetëdijshme se kockat e tyre janë dobësuar derisa të ndodhë një dëmtim apo frakturë. Prandaj diagnostikimi i kësaj sëmundjeje duhet të jetë në kohë.
Standardi i artë për diagnostikimin e osteoporozës është osteodensitometria (DEXA skan), e cila përcakton densitetin e kockave, më shpesh në ije/ këllçe dhe shtyllën kurrizore. Vlerësimi bëhet përmes T-score, duke krahasuar densitetin e kockave të pacientit me atë të popullatës së shëndetshme. Vlera nga -1 deri në -2.5 tregon fazën e parë (osteopeni), ndërsa mbi -2.5 është kriter për osteoporozë.
Si plotësim i osteodensitometrisë, përdoren edhe analiza laboratorike si osteokalcina, beta cross laps, kalciumi, fosfori dhe vitamina D.
Rekomandimet janë që çdo grua mbi 65 vjeç të bëjë skrining për osteoporozë.
Për gratë më të reja se 65 vjeç, ky skrining rekomandohet vetëm nëse ekziston ndonjë faktor shtesë rreziku, si peshë shumë e ulët trupore (indeksi i masës trupore nën 19 kg/m²), përdorim afatgjatë i kortikosteroideve, menopauzë e hershme (para moshës 45 vjeç) etj.
Estrogjeni është një nga hormonet kryesore seksuale femërore dhe ka rol shumë të rëndësishëm në organizëm – jo vetëm në sistemin riprodhues, por edhe në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut.
Terapia zëvendësuese hormonale (terapia me estrogjen) mund të ketë efekte pozitive te disa gra, por nuk rekomandohet për të gjitha. Ajo mund të:
Megjithatë, mund të sjellë edhe rreziqe (si tromboza ose disa lloje kanceri), prandaj vendimi për terapi duhet të merret gjithmonë individualisht, në konsultim me mjekun.
Pavarësisht nivelit të estrogjenit, një mënyrë jetese e shëndetshme është kyçe:
Estrogjeni luan një rol të rëndësishëm mbrojtës për zemrën, por me uljen/reduktimin e tij gjatë menopauzës, rreziku për sëmundje kardiovaskulare rritet. Prandaj është e rëndësishme që gratë të kujdesen me kohë për shëndetin e tyre kardiovaskular dhe të bëjnë kontrolle të rregullta.
Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit të grave, në Klinikën Zhan Mitrev janë aktuale çmime promocionale dhe paketa për disa nga shërbimet. Këto paketa ofrojnë përfitime për të gjitha gratë që dëshirojnë të bëjnë panel hormonal për menopauzë, DEXA, konsultë për menopauzë si dhe vlerësim kardiovaskular.