Qendra për nënën dhe foshnjën

Kujdes të plotë dhe përkushtim ndaj gruas shtatzënë gjatë gjithë shtatzënisë, siguri maksimale dhe kujdes gjatë lindjes, si dhe në periudhën pas lindjes.

Përshkrimi i departamentit

Qendra për Nënën dhe foshnjën ofron kujdes të plotë dhe përkushtim ndaj gruas shtatzënë gjatë gjithë shtatzënisë, siguri maksimale dhe kujdes gjatë lindjes, si dhe në periudhën pas lindjes.

Qasja jonë ndaj gruas shtatzënë bazohet në besim, ekspertizë dhe komunikim të kujdesshëm me çdo grua shtatzënë. Pavarësisht nëse lindja do të jetë natyrale apo me prerje cezariane, gjithçka zhvillohet me një plan të qartë dhe mbështetje të vazhdueshme. Qendra është e dizajnuar dhe e organizuar për të ofruar ndjenjë të këndshme dhe siguri maksimale për nënën në çdo moment.

Në kuadër të qendrës ofrohet gjithashtu kujdes i specializuar neonatal për të porsalindurit, me qëndrim “rooming-in” së bashku me nënën dhe mundësi për prani të vazhdueshme dhe edukim të prindërve. Për të porsalindurit që kanë nevojë për nivel më të lartë mbikëqyrjeje, është i disponueshëm kujdesi intensiv neonatal dhe transporti i specializuar mjekësor.

Sëmundjet dhe gjendjet

Në këtë departament monitorohen dhe trajtohen:

  • Shtatzënia fiziologjike (normale)
  • Shtatzënia patologjike
  • Shtatzënia me rrezik dhe me rrezik të lartë
  • Lindja e parakohshme
  • Shtatzënia multiple (binjake dhe më shumë)
  • Keqformimet fetale dhe anomalitë kromozomale
  • Verdhëza neonatale
  • Prematuriteti dhe foshnjat jashtëzakonisht të parakohshme
  • Gjendje pulmonare, metabolike dhe infektive te të porsalindurit
  • Asfiksia perinatale dhe komplikime të tjera gjatë lindjes

Diagnostikimi dhe trajtimet

Në Qendrën për Nënën dhe Foshnjën zbatohen metoda moderne diagnostikuese dhe trajtime që mundësojnë monitorim të sigurt të shtatzënisë, zbulim në kohë të rreziqeve dhe kujdes të duhur për nënën dhe foshnjën.

Vlerësim i rregullt i gjendjes së nënës dhe fetusit, me ndjekje të rritjes, zhvillimit dhe ecurisë së shtatzënisë.

Vizualizim i detajuar i fetusit dhe vlerësim i qarkullimit të gjakut në kordonin umbilikal, placentë dhe enët fetale të gjakut.

Monitorim i rrahjeve të zemrës së fetusit dhe kontraksioneve uterine, veçanërisht në fazat e vona të shtatzënisë dhe para lindjes.

Screening biokimik dhe ultrasonografik për vlerësimin e rrezikut për anomali kromozomale dhe disa gjendje kongjenitale.

Metoda joinvazive dhe invazive për vlerësim të hershëm të anomalive kromozomale dhe çrregullimeve gjenetike te fetusi.

Procedura diagnostike invazive që përdoren kur ka indikacion mjekësor për analiza më të detajuara gjenetike.

Ekzaminim i detajuar morfologjik i fetusit për zbulim të hershëm të anomalive strukturore dhe zhvillimore.

Ekzaminime rutinë dhe specifike për monitorimin e shëndetit të gruas shtatzënë dhe zbulimin në kohë të infeksioneve, anemisë, çrregullimeve metabolike dhe gjendjeve të tjera.

Në kuadër të trajtimit obstetrik ofrohen:

Lindje vaginale me monitorim të vazhdueshëm të nënës dhe fetusit dhe mbështetje në çdo fazë të lindjes.

Përfundimi i shtatzënisë me anë të kirurgjisë kur ekziston indikacion mjekësor ose kur kjo metodë është opsioni më i sigurt për nënën dhe foshnjën.

Qasje moderne anesteziologjike që mundëson komoditet më të madh dhe kontroll të dhimbjes gjatë lindjes.

Monitorim dhe trajtim i shtatzënive me rrezik, me plan individual dhe kontrolle më të shpeshta.

Procedura që aplikohen në gjendje të caktuara për të zgjatur shtatzëninë dhe për të ulur rrezikun e komplikimeve.

Te të porsalindurit ofrohen:

Monitorim i temperaturës së trupit, rrahjeve të zemrës, saturimit të oksigjenit, frymëmarrjes dhe gjendjes së përgjithshme të të porsalindurit.

Procedura diagnostike për vlerësimin e gjendjes së të porsalindurit, veçanërisht te foshnjat me rrezik ose të lindura parakohe.

Zbulim i hershëm i çrregullimeve kongjenitale me qëllim ndjekje dhe trajtim në kohë.

Trajtim i të porsalindurve me vështirësi në adaptim, frymëmarrje ose gjendje të tjera serioze.

Mbështetje praktike dhe edukative për nënën në vendosjen e ushqyerjes me gji dhe kujdesin e përditshëm ndaj foshnjës.

Teknologjia dhe pajisjet

Qendra për Nënën dhe Foshnjën disponon teknologji moderne dhe pajisje të specializuara që mundësojnë monitorim të sigurt të shtatzënisë, lindje të sigurt dhe kujdes intensiv për të porsalindurit.

  • Sallë moderne e lindjes me krevat lindjeje të konfigurueshëm
    mundëson përshtatjen e pozicionit të gruas shtatzënë dhe komoditet më të madh gjatë lindjes, si dhe kushte më të mira pune për ekipin mjekësor.

  • Sallë operacioni moderne
    plotësisht e pajisur për realizimin e prerjes cezariane dhe ndërhyrjeve të tjera obstetrike, me mundësi reagimi të shpejtë në gjendje emergjente.
  • Aparat ultrazë 4D
    mundëson vizualizim të detajuar të fetusit, ndjekje të zhvillimit të tij dhe zbulim të hershëm të anomalive të mundshme.

  • Sistem dopler me ngjyra
    përdoret për vlerësimin e qarkullimit të gjakut midis nënës, placentës dhe fetusit, veçanërisht në shtatzënitë me rrezik.

  • Kardiotokograf (CTG)
    aparat për monitorim të vazhdueshëm të rrahjeve të zemrës së fetusit dhe kontraksioneve uterine para dhe gjatë lindjes.

  • Dhoma hibride spitalore për nënën dhe foshnjën
    mundësojnë qëndrim “rooming-in”, ku nëna dhe foshnja qëndrojnë së bashku që nga dita e parë në një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm.

  • Panda resuscitatorë dhe T-reanimatorë
    pajisje të specializuara për stabilizim emergjent dhe reanimim të të porsalindurve menjëherë pas lindjes.

  • Inkubatorë dhe inkubator transportues
    sigurojnë temperaturë të kontrolluar, lagështi dhe kushte kujdesi për foshnjat e lindura parakohe ose me rrezik, si dhe transport të sigurt kur është e nevojshme.

  • Ventilatorë neonatalë për ventilim invaziv dhe jo-invaziv
    përdoren për të porsalindurit me vështirësi në frymëmarrje dhe ofrojnë mbështetje të saktë respiratore.

  • Monitorë për ndjekje të vazhdueshme
    mundësojnë monitorim të vazhdueshëm të pulsit, saturimit, presionit të gjakut, frymëmarrjes dhe temperaturës te nëna dhe foshnja.

  • Llamba fototerapie dhe bily-blanket
    përdoren për trajtimin e verdhëzës neonatale përmes fototerapisë së sigurt dhe të kontrolluar.

  • Aparat për screening të dëgjimit
    mundëson zbulim të hershëm të çrregullimeve të dëgjimit në ditët e para pas lindjes.

  • Aparat EKO për të porsalindurit
    përdoret për vlerësimin e zemrës, trurit dhe organeve të brendshme te foshnjat që kanë nevojë për diagnostikim shtesë.

  • Sete për kateterë umbilikalë qendrorë
    mundësojnë akses venoz të sigurt dhe aplikim të terapisë te foshnjat kritike ose shumë të parakohshme.

Paketat e lindjes

Paketë për lindje spontane pa dhimbje

Paketa e lindjes spontane pa dhimbje mbulon shërbimet gjatë të gjitha fazave të shtatzënisë tuaj dhe më gjerë. Paketa përfshin:

  • Ekzaminimet obstetrike falas pas javës së 36-të të shtatzënisë përfshijnë:
  • *ekzaminim me ultratinguj (eko) të fetusit, që përcakton gjendjen e fetusit
    *color-Doppler për ekzaminimin e rrjedhjes së gjakut në kordonin e kërthizës dhe enëve të gjakut të trurit
    *kardiotokografinë (CTG) për të përcaktuar gjendjen e placentës dhe sasinë e lëngut amniotik
  • Material edukativ për shtatzëni të sigurt
  • Edukimi antenatal i prindërve për vetë procesin e lindjes, periudhën pas lindjes dhe kujdesin ndaj foshnjës
  • Përgatitjen e plotë laboratorike para lindjes (me rezultate jo më të vjetra se pesë ditë)
  • Tamponin (bris) vaginal për GBS
  • Ekzaminimin anesteziologjik
  • Lindje pa dhimbje me anestezi (epidurale ose spinale) pas ekzaminimit të mëparshëm nga mjeku anesteziolog
  • Material edukativ për shtatzëni të sigurt
  • Edukimi antenatal i prindërve për vetë procesin e lindjes, periudhën pas lindjes dhe kujdesin ndaj foshnjës
  • Përgatitje e plotë laboratorike para lindjes (me rezultate jo më të vjetra se pesë ditë)
  • Tampon (bris) vaginal për GBS
  • Ekzaminim anesteziologjik
  • Lindje pa dhimbje me anestezi (epidurale ose spinale) pas ekzaminimit të mëparshëm nga mjeku anesteziolog
  • Prania e mjekut pediatër në lindje dhe vëzhgim/monitorim i foshnjës pas lindjes
  • Qëndrim i nënës dhe i foshnjës për 3 ditë spital në një dhomë teke
  • Ushqime të freskëta, të balancuara gjatë qëndrimit
  • Kujdes dhe kontroll i vazhdueshëm i nënës gjatë shtrimit në spital
  • Terapi me medikamente
  • Edukim i nënës për kujdesin dhe ushqyerjen me gji të foshnjës
  • Manual edukativ për kujdesin e foshnjës
  • Kujdesi i plotë për foshnjen nga një ekip mjekësor neonatologjik duke përfshirë: kontrollin audioologjik, kontrollin kardiak sipas nevojës dhe testimin për tolerancën e transportit të foshnjës me sedilje për fëmijë në makinë.
  • Disponueshmëri 24 orëshe për konsultim me ekipin e neonatologjisë
  • Vizitë në shtëpi nga një infermiere patronazhi *e disponueshme në territorin e qytetit të Shkupit

Dhuratë për nënën dhe foshnjën

Çantë për bebe me material informativ për prindër, batanije, pako me produkte për kujdesin e foshnjës dhe nënës nga firma Institut për kozmetikësmjekësore
Fotografim i foshnjës dhe prindërve ditën e largimit nga spitali në një kënd të veçantë
Kupon për shërbime okulistike/oftalmologjike

  • 4 ekzaminime pediatrike falas të foshnjës në muajin e parë pas leshimit nga spitali (përfshirë edhe ekzaminimin ortopedik) + Vaksinimin
  • Konsultim falas me mjekun kirurg për kirurgji estetike dhe plastike
  • Kontroll gjinekologjik pa pagesë për nënën, 6 javë pas lindjes (me rezervim të terminit me parë në 02/3091-484 ose 070 330 638)
  • 10% zbritje për nënën për shërbimet në Qendrën për dermatologji estetike dhe Qendrën për stomatologji
  • 10% zbritje për të gjitha ekzaminimet e mëvonshme pediatrike në Klinikën Zhan Mitrev
  • 10% zbritje për nënën për ekzaminim subspecialistk oftalmologjik dhe ekzaminim falas i foshnjës në vitin e parë në Qendrën për oftalmologji në bashkëpunim me  Oftalmologjinë Promedika
  • Qëndrim 3 ditorë i nënës dhe foshnjës në spital në një dhomë teke
  • Ushqime të freskëta, të balancuara gjatë qëndrimit
  • Kujdesi dhe kontrolli i vazhdueshëm i nënës gjatë qëndrimit në spital
  • Terapi medikamentoze
  • Edukimi i nënës për kujdesin dhe ushqyerjen me gji të foshnjës, duke përfshirë edukimin në teknikat e ushqyerjes me gji.
  • Manual edukativ për kujdesin e foshnjës
  • Kujdesi i plotë për foshnjen nga një ekip mjekësor neonatologjik duke përfshirë: kontrollin audioologjik, kontrollin kardiak sipas nevojës dhe testimin për tolerancën e transportit të foshnjës me sedilje për fëmijë në makinë.
  • Disponueshmëri 24 orëshe për konsultim me ekipin e neonatologjisë
  • Vizitë në shtëpi nga një infermiere patronazhi *e disponueshme në territorin e qytetit të Shkupit
  • Shërbime transparente
  • Mundësi për pagesë me këste me nënshkrim të mëparshëm të kontratës
  • Bashkëpunim me të gjitha kompanitë private të sigurimeve nëse keni sigurim shëndetësor privat
  • Të gjitha përfitimet e ofruara në këtë paketë mundësohen me anë të depozitimit të 12,000 dinarëve, shumë e cila më pas zbritet nga çmimi total

Vëmendje: Nëse ndodhin komplikime të papritura gjatë lindjes ose lind nevoja për qëndrim dhe trajtim më të zgjatur që do të rezultojë në kosto shtesë, kjo nuk përfshihet në paketë.

Paketë për lindje cezariane

Paketa e lindjes me prerje cezariane mbulon shërbimet gjatë të gjitha fazave të shtatzënisë tuaj dhe pas shtatzënisë.

Paketa përfshin:

  • Ekzaminimet obstetrike falas pas javës së 36-të të shtatzënisë përfshijnë:
    *ekzaminimi me ultratinguj (eko) të fetusit me anë të të cilit përcaktohet gjendja e fetusit;
    *Color-Doppler për ekzaminimin e rrjedhjes së gjakut në enët e gjakut të kordonit të kërthizës dhe trurit *kardiotokografia (CTG) për të përcaktuar gjendjen e placentës dhe sasisë së lëngut amniotik
  • Tampon (bris) vaginal për GBS
  • Edukimi i prindërve për lindjen, periudhën pas lindjes dhe kujdesin ndaj tëfoshnjë
  • Material edukativ për shtatzëni të sigurt
  • Përgatitjen e plotë laboratorike para lindjes (me rezultate jo më të vjetra se pesë ditë)
  • Pranim në spital ditën e lindjes
  • Ekzaminimin anesteziologjik
  • Anestezi (epidurale ose spinale) pas ekzaminimit të mëparshëm nga mjeku anesteziolog
  • Prania e mjekut pediatër në lindje dhe vëzhgim/monitorim i foshnjës pas lindjes
  • Qëndrim i nënës dhe i foshnjës për 4 ditë spital në një dhomë teke
  • Ushqime të freskëta, të balancuara gjatë qëndrimit
  • Kujdesi dhe kontrolli i vazhdueshëm i nënës gjatë qëndrimit në spital
  • Terapi me medikamente
  • Edukim i nënës për kujdesin dhe ushqyerjen me gji të foshnjës
  • Manual edukativ për kujdesin e foshnjës
  • Kujdesi i plotë për foshnjen nga një ekip mjekësor neonatologjik duke përfshirë: kontrollin audioologjik, kontrollin kardiak sipas nevojës dhe testimin për tolerancën e transportit të foshnjës me sedilje për fëmijë në makinë.
  • Disponueshmëri 24 orëshe për konsultim me ekipin e neonatologjisë
  • Vizitë në shtëpi nga një infermiere patronazhi *e disponueshme në territorin e qytetit të Shkupit

Dhuratë për nënën dhe foshnjën

Çantë për bebe me material informativ për prindër, batanije, pako me produkte për kujdesin e foshnjës dhe nënës nga firma Institut për kozmetikë mjekësore
Fotografim i foshnjës dhe prindërve ditën e largimit nga spitali në një kënd të veçantë

Kupon për shërbime okulistike/oftalmologjike

  • 4 ekzaminime pediatrike falas të foshnjës në muajin e parë pas daljes nga spitali (përfshirë kontrollin ortopedik) + Vaksinimin
  • Konsultim falas me mjekun kirurg për kirurgji estetike dhe plastike
  • Kontroll gjinekologjik pa pagesë për nënën, 6 javë pas lindjes (me rezervim të terminit me parë në 02/3091-484 ose 070 330 638)
  • 10% zbritje për nënën për shërbimet në Qendrën për dermatologji estetike dhe Qendrën për stomatologji
  • 10% zbritje për të gjitha ekzaminimet e mëvonshme pediatrike në Klinikën Zhan Mitrev
  • 10% zbritje për nënën për ekzaminim subspecialistk oftalmologjik dhe ekzaminim falas i foshnjës në vitin e parë në Qendrën për oftalmologji në bashkëpunim me  Oftalmologjinë Promedika
  • Shërbime transparente
  • Mundësi për pagesë me këste me nënshkrim të mëparshëm të kontratës
  • Bashkëpunim me të gjitha kompanitë private të sigurimeve nëse keni sigurim shëndetësor privat
  • Të gjitha përfitimet e ofruara në këtë paketë mundësohen me anë të depozitimit të 12,000 denarëve, shumë e cila më pas zbritet nga çmimi total.

Vëmendje: Nëse ndodhin komplikime të papritura gjatë lindjes ose lind nevoja për qëndrim dhe trajtim më të zgjatur që do të rezultojë në kosto shtesë, kjo nuk përfshihet në paketë.

Rruga e gruas shtatzënë

  • Konsulta fillestare
    Anamnezë, ekzaminim obstetrik dhe ultrasonografik, vlerësim i shtatzënisë dhe krijimi i një plani individual për lindjen, me njohje me ekipin dhe sallën e lindjes.
  • Ndjekja e shtatzënisë
    Kontrolle të rregullta gjinekologjike dhe ultrasonografike, kardiotokografi dhe ekzaminime shtesë sipas nevojave të shtatzënisë.

  • Lindja
    Spontane ose me prerje cezariane, me mundësi për lindje pa dhimbje dhe prani të vazhdueshme të ekipit obstetrik, anesteziologjik dhe neonatologjik.

  • Kujdesi pas lindjes
    Monitorim i nënës dhe foshnjës së porsalindur, mbështetje për ushqyerjen me gji, edukim për kujdesin dhe qëndrimin në “rooming-in”.

  • Kontrollet pas lindjes
    Ekzaminime gjinekologjike dhe pediatrike dhe ndjekja e rikuperimit të nënës dhe zhvillimit të foshnjës.
Мими може да ви помогне во закажувањето на Вашиот термин