Endokrinologji

Diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e çrregullimeve që lidhen me balancën hormonale dhe proceset metabolike në organizëm.

Përshkrimi i departamentit

Departamenti i Endokrinologjisë dhe Metabolizmit në Klinikën Zhan Mitrev është i specializuar për diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e çrregullimeve që lidhen me balancën hormonale dhe proceset metabolike në organizëm.

Sistemi hormonal ka një rol kyç në funksionimin e të gjitha organeve, prandaj departamenti funksionon si një pikë integruese që lidh disa disiplina mjekësore.

Me metoda bashkëkohore diagnostikuese dhe një qasje të individualizuar, ne sigurojmë zbulim të hershëm, trajtim efektiv dhe ndjekje afatgjatë të pacientëve, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës.

Diagnostikimi dhe trajtimet

Analiza biokimike me saktësi të lartë për vlerësimin e funksionit të të gjitha gjëndrave endokrine (tiroides, hipofizës, pankreasit, paratiroides, gjendrave mbiveshkore dhe gjëndrave riprodhuese), si dhe parametrave të lidhur me metabolizmin e kockave, kalciumin dhe vitaminën D.

Metodë jo invazive me rezolutë të lartë për analizë të detajuar të strukturës, madhësisë dhe ndryshimeve të mundshme.

Procedurë minimalisht invazive e kryer nën kontrollin e  ultratingullit për diagnozë të saktë citologjike të nyjeve tiroide.

Procedurë e standardizuar për vlerësimin e përgjigjes së organizmit ndaj glukozës, kyçe për diagnostikimin e diabetit, rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit gestacional.

Ekzaminime funksionale dinamike për vlerësimin e kapacitetit rezervë ose hiperfunksionit të gjëndrave endocrine.

Standardi i artë për matjen e densitetit kockor dhe vlerësimin e rrezikut për fraktura.

Metoda të avancuara të imazherisë për vizualizim të detajuar të hipofizës, gjëndrave mbiveshkore dhe pankreasit.

Zbatohet një qasje e personalizuar në trajtim, duke kombinuar arritjet më të fundit farmakologjike me procedura bashkëkohore terapeutike:

Përdorimi i gjeneratës më të re të terapive orale dhe injektuese (përfshirë agonistët e receptorit GLP-1), me efekte në kontrollin e glikemisë, si dhe mbrojtje kardiovaskulare dhe renale.

Përcaktim dhe përshtatje e saktë e terapisë sipas nevojave dhe stilit të jetesës së pacientit.

Kompensimi i deficitit hormonal në rastet e  çrregullimit të gjëndrës tiroide, hipofizës dhe gjëndrave mbiveshkore.

Qasje gjithëpërfshirëse me farmakoterapi dhe protokolle ushqimore të mbikëqyrura klinikisht.

Përdorimi i terapisë specifike antiresorptive ose anabolike për forcimin e strukturës kockore.

Metodë e hiperoksigjenimit që përmirëson mikro-qarkullimin dhe oksigjenimin e indeve, me rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e komplikimeve te diabeti.

Trajnim sistematik për vetëkontroll, monitorim të gjendjes dhe njohje të hershme të komplikimeve.

Teknologjia dhe pajisjet

  • Sistem laboratorik i integruar
    mundëson analiza të shpejta dhe të sakta biokimike dhe imunologjike të parametrave të gjakut dhe niveleve hormonale.
  • Sistem ultratingulli me rezolutë të lartë
    siguron vizualizim të detajuar të gjëndrës tiroide dhe kontroll gjatë ndërhyrjeve si punkcioni me gjilpërë të hollë.
  • InBody 380 (analizator i përbërjes trupore)
    mundëson analizë të saktë të indit dhjamor, masës muskulore dhe shpërndarjes së ujit, thelbësore për ndjekjen e shëndetit metabolik.
  • Sistem për osteodensitometri DEXA
    teknologji për matjen kuantitative të densitetit (dendësisë) kockor dhe zbulimin e hershëm të osteoporozës.
  • Sistem për terapi me ozon
    pajisje mjekësore për aplikim të saktë dhe të sigurt të ozonit sipas standardeve klinike.
  • Diagnostikë radiologjike e avancuar (MRI dhe CT)
    sisteme moderne të imazherisë për paraqitje të detajuar të organeve endocrine.

Specialistët:

Sorry, no content found.

Rruga e pacientit

  • Konsultë
    Vizitë fillestare, anamnezë e detajuar dhe vlerësim i simptomave nga endokrinologu.
  • Diagnostikim
    Kryerja e analizave laboratorike dhe ekzaminimeve shtesë sipas gjendjes klinike.
  • Plani i trajtimit
    Interpretimi i rezultateve dhe përcaktimi i një qasjeje terapeutike të individualizuar.
  • Zbatimi i trajtimit
    Fillimi i terapisë, edukimi dhe udhëzime për ndryshimin e stilit të jetesës.
  • Ndjekja
    Kontrolle të rregullta, monitorim i parametrave dhe përshtatje e terapisë sipas progresit.
Мими може да ви помогне во закажувањето на Вашиот термин