Përgatitja për trajtim dhe hospitalizim
Në Klinikën Zhan Mitrev tashmë e dimë se kujdesi cilësor shëndetësor nuk nënkupton vetëm mjekësi të nivelit të lartë, por edhe siguri, informacione të qarta, rehati dhe mbështetje në çdo hap të qëndrimit tuaj.
Jemi të vetëdijshëm se hospitalizimi mund të shkaktojë shqetësim ose pasiguri. Prandaj ekipi ynë është këtu për t’ju udhëhequr gjatë gjithë procesit – nga kontakti i parë deri në lëshimin nga spitali dhe ndjekjen e mëtejshme.
Keni ardhur për një intervenim ose procedurë
Çfarë është e rëndësishme të na tregoni
Sa më shumë informacione paraprak të kemi, aq më mirë mund të organizojmë trajtimin tuaj.
Ju lutemi na informoni për:
- Të gjitha sëmundjet kronike
- Operacionet ose ndërhyrjet e mëparshme
- Alergjitë (ilaçe, ushqime, lateks etj.)
- Të gjitha barnat që përdorni (përfshirë suplementet)
- Nevojën për përkthyes ose mbështetje specifike
Nëse përdorni sigurim privat shëndetësor, është e nevojshme të paraqisni të dhënat e policës dhe të informoni paraprakisht kompaninë tuaj të sigurimit për ndërhyrjen e planifikuar.
Vlerësimi paraoperativ
Në varësi të llojit të ndërhyrjes, mund të caktoheni për një vlerësim paraoperativ.
Gjatë kësaj vizite:
- Merret një anamnezë e detajuar mjekësore
- Kryhen analiza laboratorike
- Realizohen ekzaminime shtesë (EKG, eko, radiografi etj., sipas nevojës)
Ky vlerësim mundëson identifikimin dhe stabilizimin në kohë të rreziqeve të mundshme, me qëllim që ndërhyrja të jetë e sigurt dhe e planifikuar në mënyrë optimale.
Nëse keni rezervuar për një vlerësim të tillë, ju lutemi të sillni me vete:
- Raporte mjekësore të mëparshme
- Rezultate analizash
- Listën e të gjitha barnave që përdorni
Si të përgatiteni
Nëse keni nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale:
- Do të merrni udhëzime me shkrim për llojin e anestezisë
- Do të informoheni nëse kërkohet të jeni esëll para procedurës
- Do të merrni udhëzime lidhur me terapinë që përdorni
Ju lutemi ndiqni me përpikëri udhëzimet që do t’ju jepen nga ekipi mjekësor.
Çfarë të sillni me vete
- Raporte mjekësore, referime dhe rekomandime
- Të gjitha barnat aktuale në paketimin origjinal
- Rroba të rehatshme
- Këmishë nate ose pizhame (nëse ekziston mundësia e qëndrimit gjatë natës)
- Produkte për higjienë personale
- Syze (nëse përdorni)
- Telefon celular dhe karikues
- Dokumentacionin e nevojshëm për procedurat administrative
Çfarë nuk rekomandohet të sillni
- Bizhuteri dhe sende me vlerë
- Shuma të mëdha parash në dorë
- Karta krediti të panevojshme
Çdo dhomë është e pajisur me kasafortë për ruajtjen e sendeve personale, por rekomandojmë të sillni vetëm gjërat e domosdoshme.
Regjistrimi dhe pranimi
Në ditën e pranimit:
- Paraqituni në sportelin informativ për pacientët
- Do të verifikohen dhe konfirmohen dhënat tuaja personale
- Do të nënshkruani formularin e pranimit dhe për marrjen e informacionit të duhur
- Do të shoqëroheni deri në dhomën tuaj
Ju lutemi të arrini në kohën e caktuar për të siguruar një proces pranimi pa pengesa.
Pas pranimit – vlerësimi infermieror
Pasi të sistemoheni:
- Një infermier/e do të konfirmojë të dhënat tuaja personale dhe mjekësore
- Do të maten tensioni i gjakut, temperatura dhe parametrat e tjerë vitalë
- Do të konfirmohet koha e ndërhyrjes
- Do të rishikohet terapia juaj aktuale
Për arsye sigurie, barnat që sillni me vete nuk do të ruhen në dhomë, por në një hapësirë të posaçme të shënuar dhe do t’ju kthehen në momentin e lëshimit nga spitali.
Gjatë qëndrimit
Gjatë qëndrimit tuaj do të merrni:
- Kujdes mjekësor të nivelit të lartë profesional
- Monitorim të vazhdueshëm sipas protokolleve klinike
- Mbështetje dhe informacione nga ekipi mjekësor
- Qasje individuale në procesin e rikuperimit
Qëllimi ynë nuk është vetëm një rezultat i suksesshëm mjekësor, por edhe një përvojë pozitive dhe e sigurt për çdo pacient.
Lëshimi nga spitali dhe kujdesi i mëtejshëm
Gjatë lëshimit nga spitali do të merrni:
- Raport mjekësor
- Udhëzime për terapinë
- Rekomandime për kontrolle të mëtejshme
- Udhëzime për rikuperimin në shtëpi
Nëse keni pyetje shtesë pas lëshimit nga spitali, ekipi ynë mbetet në dispozicionin tuaj.