Gastroenterohapatologji

Diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve të sistemit tretës, duke përfshirë ezofagun, stomakun, zorrët, mëlçinë, pankreasin dhe sistemin biliar.

Përshkrimi i departamentit

Departamenti i gastroenterohapatologjisë ofron diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve të sistemit tretës, duke përfshirë ezofagun, stomakun, zorrët, mëlçinë, pankreasin dhe sistemin biliar.

Me përdorimin e metodave moderne diagnostike dhe procedurave endoskopike, departamenti mundëson zbulim të hershëm, diagnozë të saktë dhe trajtim në kohë të sëmundjeve gastrointestinale.

Sëmundjet dhe gjendjet

Në departament diagnostikohen dhe trajtohen:

  • Sëmundje inflamatore – gastrit, kolit dhe infeksione (përfshirë Helicobacter pylori)
  • Gjendje ulçeroze – ulçerë e stomakut dhe e duodenit
  • Sëmundje të zorrës së trashë – polipe, divertikula dhe sindromi i zorrës së irrituar
  • Sëmundje inflamatore të zorrëve – kolit ulçeroz dhe sëmundja e Crohn-it
  • Sëmundje hepatologjike – sëmundje të mëlçisë
  • Ndryshime tumorale – të ezofagut, stomakut dhe zorrës së trashë
  • Sëmundje hemorroideale

Diagnostikimet

Ekzaminim endoskopik i ezofagut, stomakut dhe duodenit për zbulimin e inflamacioneve, ulçerave dhe tumoreve.

Vizualizim i zorrës së trashë dhe ileumit terminal, me mundësi biopsie dhe heqjeje të polipeve.

Ekzaminim i pjesës përfundimtare të zorrës së trashë.

Analizë ultrazë e organeve abdominale (mëlçia, fshikëza e tëmthit, pankreasi, veshkat, shpretka).

Këto metoda mundësojnë zbulim të hershëm të sëmundjeve dhe vlerësim të detajuar të gjendjes së sistemit tretës.

Trajtime dhe ndërhyrje

  • Ndërhyrje endoskopike
    Biopsi, heqje e polipeve dhe aplikim i terapisë.
  • Trajtim medikamentoz
    Terapi e përshtatur sipas diagnozës.
  • Trajtimi i Helicobacter pylori
    Eradikim (ҫrrënjosje) i infeksionit me terapi përkatëse.
  • Trajtimi i sëmundjeve inflamatore
    Kontroll i simptomave dhe parandalim i komplikimeve.
  • Ndjekja e sëmundjeve kronike
    kontrolle të rregullta dhe vlerësim i progresionit.

Procedurat endoskopike mundësojnë njëkohësisht diagnostikim dhe trajtim, duke shkurtuar kohën deri në vendosjen e terapisë.

Teknologjia dhe pajisjet

  • Sisteme moderne endoskopike
    gastroskopi dhe kolonoskopi me rezolucion të lartë.
  • Video-endoskopi
    vizualizim i detajuar i mukozës në kohë reale.
  • Sisteme për biopsi
    marrje mostrash për analizë histopatologjike.
  • Aparatura ultrasonike
    vlerësim i organeve abdominale.

Kjo pajisje mundëson diagnostikim të saktë, zbulim të hershëm dhe ndërhyrje minimalisht invazive.

Specialistët

Sorry, no content found.

Rruga e pacientit

  • Rezervimi i terminit
    Zgjedhja e orarit për ekzaminim.
  • Konsultimi
    Vlerësimi i simptomave dhe anamneza (historia mjekësore).
  • Diagnostikimi
    Kryerja e ekzaminimeve endoskopike dhe ekografike.
  • Plani i trajtimit
    Qasje individuale sipas diagnozës.
  • Ndjekja
    Kontrolli dhe menaxhimi afatgjatë i gjendjes.
Мими може да ви помогне во закажувањето на Вашиот термин