
- Ngjarje
-
by Nertila
Në Spitalin Klinik „Zhan Mitrev“u realizua një aksion kundër zjarrit, i dedikuar ndërgjegjësimit dhe avancimit të sigurisë së pacientëve, punonjësve dhe të gjithë vizitorëve.
Përmes aktiviteteve praktike dhe demonstrimeve, punonjësit patën mundësinë të përmirësojnë njohuritë e tyre mbi mënyrën e duhur të veprimit në rast zjarri, përdorimin e aparateve kundër zjarrit dhe realizimin e një evakuimi të sigurt.
Qëllimi ynë është i qartë – të jemi të përgatitur, të reagojmë në kohë dhe të parandalojmë rreziqet përpara se ato të shndërrohen në kërcënim.
Sepse pas çdo parandalimi të suksesshëm qëndron kujdesi për më të çmuarën – jetën e njeriut!