00389 2 3091 484
8 Mars, 2025
Në Klinikën Zhan Mitrev, mbi 300 punonjës janë gra në pozita drejtuese të motivuara nga ekspertiza, lidershipi dhe përkushtimi për kujdesin ndaj pacientëve.
Klinika Zhan Mitrev nuk është vetëm një emër kryesor në shëndetësi, por edhe një shembull i rrallë ku gratë dominojnë në pozita drejtuese. Me më shumë se 300 gra të punësuara, klinika është simbol i barazisë gjinore dhe profesionalizmit të lartë. Mbi 90% e pozitave drejtuese të klinikës drejtohen nga gra – një dëshmi e kompetencës, udhëheqjes dhe përkushtimit të tyre.
Gratë në Klinikën Zhan Mitrev nuk janë vetëm punonjëse, ato janë themeli i këtij institucioni. Pavarësisht nëse drejtojnë ekipe mjekësore, menaxhojnë departamente ose mbikëqyrin operacionet kritike, këto gra sjellin ekspertizë dhe efikasitet në çdo aspekt në funksionimin e klinikës.
Përkushtimi i këtyre grave shkon përtej përgjegjësive të tyre të punës. Vendosmëria e tyre e palëkundur për të ofruar standardin më të lartë në kujdesin shëndetësor e ka ndihmuar Klinikën Zhan Mitrev të ndërtojë një reputacion të përsosur. Duke u nisur nga mjekët dhe infermierët tek drejtuesit administrativë, ato punojnë pa u lodhur për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët.
Një nga karakteristikat më të spikatura të grave në Klinikën Zhan Mitrev është ndjenja e tyre e thellë e empatisë. Kujdesi shëndetësor nuk lidhet vetëm me trajtime dhe procedura, gjithashtu përfshin mirëkuptim, rehati dhe mbështetje për pacientët në momentet e tyre më të ndjeshme dhe kritike.
Kompetenca e tyre reflektohet në aftësinë e klinikës për t’u përshtatur me përparimet mjekësore, për të zbatuar trajtime inovative dhe për të mbajtur një qasje të fokusuar ndaj pacientit.
Ato janë vendimtare për funksionimin e klinikës. Shumë prej tyre balancojnë karriera kërkuese dhe përgjegjësi personale, duke bërë sakrifica për të siguruar që pacientët të marrin kujdesin që meritojnë.
Përkushtimi i Klinikës Zhan Mitrev për avancimin e grave në pozita udhëheqëse është shembull për institucionet tjera. Duke krijuar një mjedis në të cilin gratë mund të përparojnë profesionalisht, ,kështu klinika jo vetëm që përmirëson suksesin e saj, por gjithashtu kontribuon në ndryshime më të gjera shoqërore ku aftësitë, inteligjenca dhe puna e palodhur e grave njihen dhe vlerësohen.
Sikurse derimë tani, gratë në Klinikën Zhan Mitrev do të vazhdojnë të jenë pioniere në industrinë e shëndetësisë. Përkushtimi, ndjeshmëria, kompetenca dhe sakrifica e tyre do të mbeten forca shtytëse e përsosmërisë së vazhdueshme të klinikës, duke e bërë atë një institucion model për t’u ndjekur nga institucionet e tjera.