00389 2 3091 484
10 Prill, 2025
Dr. Anxhellka Ilieva – mjeke dermatologe në klinikën tonë, mori pjesë aktive në Kongresin e sivjetshëm të 11-të Botëror të Melanomës dhe njëkohësisht në Kongresin e 21-të të Akademisë Evropiane të Dermato-onkologjisë, i cili u mbajt në Athinë. Në këtë event ajo përmes një posteri prezantoi rezultatet e hulumtimit të saj në temën – Zbulimi i hershëm i kancerit të lëkurës.
Ky aktivitet është realizuar së bashku me Departamentin e Gjenetikës dhe Mjekësisë së Personalizuar në Klinikën Zhan Mitrev, dhe me mbështetjen e Akademisë Evropiane të Dermato-onkologjisë.
Krahas prezantimit, ajo mori pjesë në leksione në fushën e dermoskopisë dhe mësoi për protokollet më të fundit për trajtimin dhe parandalimin e kancerit të lëkurës, përfshirë melanomën.
Dr. Ilieva, si koordinatore kombëtare dhe përfaqësuese e Shoqatës Ndërkombëtare për Dermatoskopinë, çdo vit është pjesë e fushatës ndërkombëtare për parandalimin e kancerit të lëkurës.