Dita Botërore e Goditjes në Tru u shënua edhe në klinikën “Zhan Mitrev”

Ngjarje

29 Tetor, 2025

Me rastin e 29 Tetorit – Dita Botërore e Goditjes në Tru, sot në hollin e Klinikës “Zhan Mitrev” u mbajt një aktivitet edukativ nën moton “Një sekondë ndryshon gjithçka”. ​​Aktiviteti ishte pjesë e iniciativës globale për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin e goditjes në tru dhe ndërhyrjen e hershme dhe ngjalli interes të madh tek vizitorët dhe pacientët.

👩‍⚕️ Mjekët tanë matën tensionin e gjakut, ndanë këshilla shëndetësore dhe mbajtën një prezantim edukativ me temën “Si ta dalloni shafqjen e goditjes në tru – Simptomat dhe hapat e para për reagim”.

👉 Të pranishmit patën mundësinë për konsulta falas me mjek neurolog dhe kardiolog, dhe atmosfera ishte e mbushur me interes, pyetje dhe dëshirë për të mësuar më shumë rreth shëndetit të tyre.

Me këtë aktivitet, Klinika “Zhan Mitrev” konfirmoi edhe një herë angazhimin e saj për parandalimin, edukimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve që mund të kërcënojnë shëndetin e trurit dhe zemrës.

❤️ Kujdesi për trurin tuaj fillon me kontrollin e zemrës suaj.