Hapet sallë e re për ndërhyrje minimale invazive

Ngjarje

16 Dhjetor, 2025

Salla e re, e pajisur plotësisht, është e destinuar për ndërhyrje në fushat e kirurgjisë plastike dhe rindërtuese, kirurgjisë maksilofaciale dhe orale, ndërhyrjet dermatologjike dhe estetike.
Kjo sallë do të përdoret për të gjitha llojet e anestezisë dhe sedacionit/qetësimit, të cilat do të kryhen nga ekipi ynë i anesteziologjisë.
Ajo është tashmë në funksion dhe ndodhet në katin e 3-të si pjesë e Qendrave për Stomatologji, Estetikë dhe Oftalmologji.