00389 2 3091 484
19 Mars, 2026
Kur flasim për shëndetin riprodhues, nuk flasim vetëm për kontrolle mjekësore. Flasim për mirëqenien tuaj të plotë fizike, mendore dhe emocionale gjatë periudhës kur mendoni për shtatzëni, gjatë saj dhe kur bëheni nënë.
Kjo është një periudhë e mbushur me gëzim, por edhe me shumë pyetje, dilema dhe ndonjëherë shqetësime. Shumë gra kanë pyetje që nuk guxojnë t’i bëjnë për trupin e tyre, për fertilitetin, për zhvillimin e shtatzënisë apo për shëndetin e foshnjës.
Për këtë arsye, ekipi i gjinekologëve të Klinikës Zhan Mitrev është këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij kapitulli të rëndësishëm të jetës – nga përgatitja për shtatzëni, monitorimi i saj, deri te lindja e sigurt dhe kujdesi për të porsalindurin.
Vendimi për shtatzëni është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e një gruaje. Kur merrni këtë vendim, është e rëndësishme të dini se përgatitja fillon disa muaj përpara konceptimit.
Një nga rekomandimet më të rëndësishme është fillimi i acidit folik. Kjo vitaminë luan një rol kyç në zhvillimin e duhur të sistemit nervor të fetusit dhe redukton ndjeshëm rrezikun për disa anomali kongjenitale.
Në mënyrë ideale, shtatzënia ndodh natyrshëm dhe pa komplikacione. Por ndonjëherë rruga drejt shtatzënisë së dëshiruar mund të jetë më e gjatë ose më komplekse. Nëse përpiqeni për një kohë të gjatë pa rezultat, rekomandohet të konsultoheni me një mjek gjinekolog.
Në kuadër të një vlerësimi të plotë të shëndetit riprodhues, mjeku mund të rekomandojë disa analiza dhe kontrolle diagnostikuese për të pasur një pasqyrë të plotë të funksionit riprodhues.
Çdo rast është individual. Prandaj, qasja ndaj diagnostikimit dhe trajtimit bazohet në mjekësi të personalizuar, e përshtatur për nevojat e çdo pacienti.
Shtatzënia është një periudhë unike në jetën e çdo gruaje. Gjatë këtyre nëntë muajve, kontrollet e rregullta gjinekologjike kanë një rol kyç në monitorimin e shëndetit të nënës dhe zhvillimin e duhur të fetusit.
Përveç kontrolleve të zakonshme obstetrike, ka tre ekzaminime (skrining) të rëndësishme që kryhen në periudha të ndryshme të shtatzënisë:
Kryhet në tremestrin e parë dhe ka për qëllim të vlerësojë nëse ekziston rreziku për disa gjendje kromozomale tek fetusi.
Kryhet ndërmjet javës 18 dhe 20 të shtatzënisë.
Ky kontroll ofron një analizë të detajuar morfologjik të organeve të fetusit dhe vlerëson zhvillimin e tij të duhur.
Analizohen:
Kryhet rreth javës 32 të shtatzënisë.
Gjatë këtij kontrolli monitorohet:
Këto informacione ndihmojnë mjekun të vlerësojë zhvillimin e shtatzënisë dhe të planifikojë kohën më të sigurt për lindje.
Përveç ekzaminimeve bazë, ekzistojnë edhe teste të tjera të rëndësishme:
Pas nëntë muaj kujdesi dhe monitorimi, vjen momenti i lindjes.
Para lindjes, bashkë me pacienten diskutohet për:
Qëllimi është që nëna të ndihet e qetë, e sigurt dhe e përgatitur për këtë moment të veçantë.
Në Klinikën Zhan Mitrev, menjëherë pas lindjes, foshnja është nën kujdesin e ekipit pediatrik.
Që nga momentet e para të jetës, foshnja merr:
Në Klinikën Zhan Mitrev, ju, shëndeti juaj, shtatzënia dhe anëtari i ri i familjes suaj janë prioritet për çdo anëtar të ekipit tonë.
Nëse jeni duke menduar për një shtatzëni ose dëshironi të bëni një vlerësim të shëndetit tuaj riprodhues, ekipi ynë gjinekologjik është në dispozicion për konsultë dhe kontroll.