00389 2 3091 484
26 Mars, 2025
Mundësia për të përjetuar atmosferën e punës në një institucion mjekësor është e vlefshme për të gjithë profesionistët e ardhshëm mjekësorë. Në kuadër të projektit ERASMUS për bashkëpunim ndërmjet klinikës sonë dhe shkollave të mjekësisë, Klinika është vizituar nga mbi 50 nxënës të shkollave të mesme.
31 nxënës ishin nga shkolla e mesme suedeze “Curt Nicolin Gymnasiet” – Finspång nën drejtimin e profesorëve Emma Mishic, Torbjörn Jasson, Marie Staf dhe 20 nxënës nga Shkolla e mesme e mjekësisë “Dr.Pançe Karagjozov” – Shkup nën udhëheqjen e profesoreve Nina Beligkim Knaggs, Sonja Gligurovska. Vizita është një aktivitet tradicional që u jep studentëve mundësinë të njihen nga afër me aktivitetet në spital. Kjo vizitë u realizua nën udhëheqjen e kryeinfermieres Svetlana Onçeva.