DiscFX – një metodë jo-invazive për zgjidhjen e problemeve të diskut

Ngjarje

16 Janar, 2025

Tek një pacient me dhimbje të forta dhe lëvizje të kufizuar për shkak të zhvendosjes së diskut në zonën L5-S1,është bërë mënjanimi i një pjesë e diskut pa operacion. Gjatë kësaj procedure, e cila kryhet nën mbikëqyrjen e aparatit angiografik, doktor Afrim Halimi, specialist radiolog, me anë të një gjilpërë bëri mënjanimin e pjesës së dalë të diskut që po i shkaktonte probleme pacientit. Pas vetëm disa orësh, ai u kthye në shtëpi pa dhimbje.