Kur është koha më e mirë për mënjanmin kirurgjik të bajameve

Doza e shëndetit ditor

8 Janar, 2025

Bajamet, janë një organ i vendosur në fytin e njeriut dhe janë pjesë e sistemit imunitar të trupit. Janë një organ që punon vazhdimisht për të eliminuar nga trupi mikroorganizmat patogjene si bakteret, viruset, mykun, etj. Me kalimin e kohës, për arsye të ndryshme, më së shpeshti për shkak të infeksioneve të përsëritura të fytit, infeksioneve streptokoksike apo problemeve me sistemin imunitar, ka një reduktim dhe humbje të plotë të funksionit mbrojtës të bajameve.

Kështu, ato bëhen një vend depozitimi për viruset, bakteret dhe mikroorganizmat patogjene që më pas hyjnë në trupin tonë. Në atë gjendje, qelizat e pjesës tjetër të sistemit imunitar të organizmit tonë nuk mund të mbulojnë bajamet, domethënë të depërtojnë në to dhe të eliminojnë atë patogjen. Kjo mund të çojë në infeksione të vazhdueshme, inflamacione si të fytit ashtu edhe të organeve të tjera në trup.
Në atë rast rekomandojmë heqjen e bajameve, gjë që mundëson mbrojtje më të mirë të organizmit nga mikroorganizmat patogjene.

Indikacionet për tonsilektominë/mënjanimin e bajameve janë:

  • infeksione të shpeshta purulente të fytit dhe bajameve,
  • prania e streptokokut piogjen dhe betahemolitik,
  • apnea e gjumit,
  • otiti i shpeshtë sekretor dhe inflamacionet e veshit etj.

Trajtimi kirurgjik bëhet me anestezi të përgjithshme, fëmija qëndron në spital dy deri në tre ditë. Pas heqjes së bajameve, për rigjenerimin e mukozës kërkohet një periudhë prej 21 ditësh gjatë së cilës duhet pasur kujdes me një dietë të veçantë që nënkupton konsumimin e ushqimit të ftohtë, të bardhë dhe të butë për 2-3 javë.

Bajamet mund të mënjanohen në ҫdo moshë, në varësi të indikacionit, ndërsa kur bëhet fjalë për fëmijët, bajamet mund të hiqen mbi moshën 4 vjeç.
Koha më e mirë për të hequr bajamet është atëherë kur prindërit mund t’i kushtojnë një deri në dy javë vëmëndje dhe kujdes të veçantë fëmijës së tyre.