00389 2 3091 484
10 Janar, 2025
Kur, tek kush dhe çfarë lloj liftingu rekomandohet?
Kërkimi dhe arritja e një pamje rinore është një temë që daton që në kohët e lashta dhe është ende aktuale sot. Me avancimin e mjekësisë dhe teknikave të ndryshme, ekzistojnë mundësi të shumta të cilat janë në dispozicion. Një prej tyre është shtrëngimi i fytyrës dhe qafës, e njohur si lifting, që mundëson një pamje rinore.
Face lifting (ritidektomia), pra terheqja apo shtrëngimi i lëkurës së fytyrës dhe qafës, mund të arrihet me ndërhyrje kirurgjikale nën anestezi të përgjithshme ose duke vendosur sutura të posaҫme të dhëmbëzuara, nën anestezi lokale dhe pa ndërhyrje kirurgjikale.
Me kalimin e viteve, në fytyrë dhe qafë ndodhin ndryshime që pasqyrojnë procesin normal të plakjes. Faktorët gjenetikë, ekspozimi në diell dhe mungesa e kujdesit të duhur ndaj lëkurës janë disa nga faktorët që ndikojnë në procesin e plakjes. Kandidatë për këtë ndërhyrje janë ata individe që kanë lëkurë të varur në fytyrë dhe qafë që u jep atyre një pamje të lodhur dhe të vjetër, rrudha të thella nasolabiale, rrudha në ballë, humbje të indit dhjamor dhe ndryshime në konturin e fyturës, theksim të lëkurës së varur në zonën e nofullës së poshtme, varje të lëkurës dhe muskujve të qafës (turkey neck).
Liftingu kirurgjik është një procedurë që arrin shtrëngimin/tërheqjen e lëkurës dhe yndyrës nënlëkurore, me ose pa manipulim të SMAS (Superficial Musculo-Aponeurotic System), gjatë të cilit mënjanohet lëkura e tepërt, dhe shenjat fshihen në palosjen natyrale në lëkurë dhe flokë. Ka 2 lloje lifting në varësi të faktit nëse manipulohet me SMAS apo jo, dallojmë: SMAS lifting (Superficial Musculo-Aponeurotic System Facelift, Deep Plane Facelift) ose lifting të lëkurës (Subcutaneous Facelift, Deep Subcutaneous Facelift). Kjo procedurë mund të mbulojë të gjithë fytyrën (full face lifting), mund të trajtojë vetëm pjesën e poshtme të fytyrës (lower facelift, mini facelift, S-lift), mund të trajtojë vetëm pjesën e mesme të fytyrës (lifting në mes të fytyrës, lifting të buzëve), dhe mund të trajtojë vetëm pjesën e sipërme të fytyrës (upper facelift, forehead lift, temporal brow lift).
Lifting i fytyrës dhe qafës me metodë jokirurgjike, pra me vendosjen e fijeve (suturave) speciale të dhëmbëzuara (Thread Lift), është një ndërhyrje në të cilën arrihet shtrëngimi dhe ngritja e lëkurës së fytyrës dhe qafës me vendosjen e këtyre fijeve të posaçme nën anestezi lokale. Suturat vendosen me kanillë pasi ashtu janë të paketuara nga prodhuesi. Avantazhi i kësaj ndërhyrje është se liftingu arrihet pa kirurgji, pra duke ulur rrezikun e komplikimeve nga anestezia e përgjithshme, kirurgjia e hapur, nuk lë mbresë/shenja dhe nuk kërkohet kujdes spitalor postoperativ. Ndërhyrja është e përshtatshme për meshkuj dhe femra të moshës 30-50 vjeç. Arrihet një pamje 10-15 vjet më e re dhe efekti zgjat deri në dy vjet.
Prandaj, kjo ndërhyrje është një zgjedhje e shkëlqyer për individët që nuk duan t’i nënshtrohen një liftingu kirurgjik dhe që duan një rikthim të shpejtë në jetën shoqërore.
Ekziston një gamë e larmishme produktesh në dispozicion, natyrisht, në varësi të efektit që duam të arrijmë. Ekzistojnë sutura speciale për ngritjen e vetullave, sutura për ngritjen e majës së hundës, sutura për korrigjimin e veshëve të spikatur, sutura për ngritjen dhe shtrëngimin e lëkurës në zonën e mesme dhe të poshtme të fytyrës, sutura për shtrëngimin e qafës, sutura për mbushjen e rrudhave, sutura për korrigjimin e rrathëve të errëta të syve.
Për konsultë dhe këshilla, rezervoni takimin tuaj me kirurgët tanë plastikë në 02/3091-484.