Prezantohet sistemi inovativ i navigimit për kirurgjinë e shtyllës kurrizore

Ngjarje

4 Shkurt, 2025

Më 29 janar 2025, në kuadrin e klubit shkencor në klinikën tonë u mbajt prezantimi i sistemit PathKeeper Surgical i posaҫëm për navigim gjatë operacioneve të shtyllës kurrizore.

Kjo teknologji ofron planifikim dhe navigim kirurgjik paraoperativ dinamik dhe shumë preciz në kohë reale (real time) gjatë gjithë procedurës kirurgjikale të shtyllës kurrizore.

Sistemi që iu prezantua mjekëve tanë ndjek në mënyrë të pavarur mjetet kirurgjikale dhe anatominë e pacientit, përmes një modeli dhe imazheve 3D, në mënyrë që të drejtojë dhe pozicionojë saktë pajisjen dhe të implantojë elementët e nevojshëm për rezultate të suksesshme klinike.

PathKeeper Surgical ka zhvilluar dhe perfeksionuar këtë sistem optik tredimensional për gjashtë vjet, i cili lejon navigim të saktë në kohë reale, pa përdorimin e rrezeve X, duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin dhe sigurinë e procedurave kirurgjikale.

Përparësitë kryesore të sistemit:

  • Saktësi në kohë reale
  • Teknologji e avancuar për saktësi të përmirësuar kirurgjikale
  • Reduktim të komplikimeve ndaj operacioneve të shtyllës kurrizore dhe kryerjen e tyre më shpejt dhe më saktë.
  • Mbrojtje më të mire të pacientëve dhe stafit mjekësor për faktin se nuk përdoren aparate me rreze X që lëshojnë rrezatim.

Gjatë prezantimit, mjekët e pranishëm patën mundësinë të testojnë praktikisht sistemin, duke shprehur interes të madh dhe kritika pozitive për funksionalitetin dhe potencialin e tij në kirurgjinë moderne.
Risi të tilla në teknologjinë mjekësore mund të përmirësojnë ndjeshëm saktësinë dhe sigurinë kirurgjikale, duke hapur mundësi të reja për të ardhmen e kirurgjisë spinale.