Psikolog, psikiatër apo psikoterapist…? Ku duhet të drejtohem?

Doza e shëndetit ditor

17 Shkurt, 2025

Psikolog, psikiatër apo psikoterapist…? Ku duhet të drejtohem? Cilin prej këtyre profileve duhet të kërkoj zgjidhjen e problemit tim? Po sikur të gabој në zgjedhjen time?
Këto dilema janë shumë të zakonshme kur bëhet fjalë për trajtimin e kushteve të shëndetit mendor dhe problemeve që i rrethojnë ato… Konceptet janë të ngjashme, por në praktikë krejt të ndryshme.
Për këtë arsye, ato duhet të shpjegohen dhe të vihet në dukje dallimi mes tyre për të siguruar trajtimin e duhur dhe të suksesshëm të pacientëve. Të gjitha këto profile kanë të bëjnë me shëndetin mendor, por gjithsesi janë profesione, qasje dhe metoda të ndryshme pune.

Psikologu është një profesionist që ka përfunduar studimet universitare për psikologji.
Bëhet psikolog i licencuar pas një viti praktikë dhe dhënies së provimit të shtetit pranë Odës së Psikologëve.

Psikoterapisti është profesionist, psikolog, me arsim pasuniversitar (specializim) së paku 4 vjet, kohë gjatë së cilës kalon punë personale mbi veten dhe punë eksperimentale në grup. Psikoterapisti është i specializuar në një sërë ndërhyrjesh dhe teknikash psikologjike nga drejtime të ndryshme psikoterapeutike, të cilat më pas i zbaton në punën individuale ose në grup me pacientë.

Psikodiagnostikuesi është psikolog që ka edukim dhe certifikim shtesë në testimin psikologjik të pacientëve (d.m.th., administrimin, analizimin dhe interpretimin e testeve të personalitetit, testeve të organicitetit, testimit neurokognitiv, teknikave projektuese, etj.). Pas kryerjes së psikodiagnostikës, psikologu përgatit raportin për gjendjen dhe opinion psikologjik, i cili është vendimtar në diagnozën diferenciale të dhënë nga psikiatri.
Në klinikën tonë, në Departamentin e Psikiatrisë punon mjek i specializuar në psikiatri dhe Departamenti i Psikologjisë dhe Psikoterapisë disponon një staf profesional të përberë nga psikologë shëndetësorë të cilët janë psikodiagnostikues, këshillues familjar me certifikate evropiane dhe psikoterapist i licencuar evropian.

Psikiatër është mjek që ka kryer studimet për mjekësi të përgjithshme dhe studime të specializuara në psikiatri në Fakultetin e Mjekësisë. Puna e tij përfshin përcaktimin e gjendjes mendore, e cila mund të jetë rezultat i një sëmundjeje fizike specifike, një kombinim i sëmundjes fizike dhe mendore, ose një sëmundje thjesht mendore.

Një konsultë psikiatrike ose ekzaminim psikiatrik përfshin diagnostikimin e gjendjes, psikoedukimin, psikoterapi dhe/ose qasje psikofarmakologjike në trajtimin e:

  • rritjes dhe zhvillimit të gjendjes psikologjike,
  • situatat e stresit dhe traumës,
  • çrregullime ankthi-depresive,
  • depresioni,
  • çrregullime psikosomatike,
  • çrregullime afektive,
  • çrregullime psikotike,
  • sëmundjet e varësisë,
  • çrregullime mendore në pleqëri,
  • çrregullime njohëse pas lëndimeve, operacioneve ose traumave të trurit, sëmundjeve të tjera të trurit,
  • çrregullime mendore te njerëzit me prapambetje mendore.

Përcaktimi i gjendjes realizohet nëpërmjet një bisede me pacientin (ndonjëherë nga një anëtar i familjes), vëzhgimit, si dhe kryerjes së disa procedurave diagnostike, si p.sh. testimi psikologjik, rezonanca magnetike ose tomografia e kompjuterizuar e trurit, elektroencefalografia.

Pas përcaktimit të gjendjes, krijohet një plan trajtimi individual, i cili mund të përfshijë mjekim, psikoterapi (me bisedë), ose të dyja terapitë paralelisht, ose përfshirjen e një mjeku të një specialiteti tjetër, në varësi të gjendjes së përcaktuar shëndetësore.
Në klinikën tonë punon edhe mjek specialist psikiatër.

Për të rezervuar një takim me specialistët tanë psikiatër ose psikologë telefononi në qendrën tonë të kontaktit në 02/3091-484