00389 2 3091 484
27 Janar, 2025
Strabizmi është një gjendje në të cilën sytë nuk janë të drejtuar siç duhet dhe nuk kanë lëvizje të sinkronizuara. Zakonisht përfshin mungesën e koordinimit të muskujve të syrit, gjë që i pengon të dy sytë të përqendrohen në të njëjtën pikë, dhe të mundësojnë shikimin e duhur. Ka disa arsye për shfaqjen e strabizmit. Disa nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e strabizmit përfshijnë: mënyrën se si ecur shtatzënia, nëse ka pasur ndonjë problem gjatë lindjes, zhvillimin e foshnjës, sëmundje të mëparshme etj. Shkak për shfaqjen e strabizmit mund të jetë edhe predispozita gjenetike. Nëse ka strabizëm në familje, ka shumë mundësi që strabizmi të shfaqet edhe tek anëtarët e tjerë. Një nga shkaqet kryesore të strabizmit është reduktimi i shikimit (për shkak të largpamësisë ose miopisë, syrit dembel – ambliopisë, kataraktit kongjenital ose sëmundjeve të tjera të syrit).
Simptomat e strabizmit mund të përfshijnë: humbjen e përqëndrimit paralel të syve, lotim dhe dhimbje të syve, dhimbje koke, shikim të dyfishtë, humbje të shikimit tredimensional, shikim të paqartë, kthim të kokës ose fytyrës në njërën anë. Disa lloje të strabizmit që ndodhin tek foshnjat dhe fëmijët janë false. Shtrembërimi fals I syve është një iluzion optik që ndodh për shkak të gjerësisë së hundës dhe qepallave. Për të përcaktuar plotësisht këtë gjendje, është i domosdoshëm ekzaminimi i syve.
Ekzistojnë disa lloje të strabizmit, të cilët emërtohen sipas drejtimit të syrit: strabizmi i brendshëm (Esotropia), strabizmi i jashtëm (Exotropia), strabizmi lart (Hypertropia) dhe strabizmi poshtë (Hypotropia). Ekzistojnë edhe disa lloje të veçanta të strabizmit, si strabizmi në vitet më të vona/vjetra, i cili shfaqet për arsye që lidhen me nervat që kontrollojnë lëvizjet e syve (problem neurologjik, lëndim, diabet, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, infeksione të ndryshme, tumore etj.).
Strabizmi i lidhur me problemet refraktive (largpamësia, miopia, astigmatizmi) mund të trajtohet në disa mënyra:
Diagnoza dhe trajtimi i hershëm i strabizmit mund të parandalojë shfaqjen e syrit dembel dhe të mundësojë shikimin tredimensional. Për shkak të kësaj, nëse ekziston dyshimi se fëmijë ka strabizëm, është i nevojshëm ekzaminimi okulistik dhe vlerësimi individual për trajtim terapeutik.
Për të rezervuar terminin tuaj tek mjeku specialistët oftalmolog/okulist, telefononi në 02/3091-484