Klinika “Zhan Mitrev” pjesë e një panel-diskutimi për dhurimin e organeve

Ngjarje

30 Mars, 2026

Klinika “Zhan Mitrev” mori pjesë në panel-diskutimin “Dhurimi i organeve në Maqedoni”, i organizuar nga Organizata Studentore Mjekësore SOMA, në bashkëpunim me organodaritelstvo.mk, i cili u mbajt më 27 mars 2026 në Qendrën Multimediale të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip.

Në këtë ngjarje morën pjesë Dr. Zhan Mitrev dhe Dr. Nikola Hristov, të cilët ndanë përvoja nga praktika e tyre e përditshme klinike dhe folën për procedurat moderne mjekësore që kontribuojnë në shpëtimin e jetëve njerëzore.

Në kuadër të diskutimit u hapën çështje të rëndësishme për dhurimin e organeve dhe transplantimin, jo vetëm nga aspekti mjekësor, por edhe nga ai etik dhe shoqëror.

Dhurimi i organeve nuk është vetëm një procedurë mjekësore, por një vendim që mund të nënkuptojë një shans të ri për jetë.

Biseda të tilla janë thelbësore për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për ndërtimin e një qasjeje më të informuar dhe më të sigurt ndaj kësaj teme.