KARDIOLOGIJI

Diagnostikë bashkëkohore, trajtim dhe ndjekje të sëmundjeve të zemrës dhe sistemit kardiovaskular.

Përshkrimi i departamentit

Departamenti i kardiologjisë ofron diagnostikë bashkëkohore, trajtim dhe ndjekje të sëmundjeve të zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Departamenti funksionon si një qendër për vlerësim të gjithanshëm kardiologjik, me një qasje të integruar që bashkon kardiologjinë jo-invazive, ekokardiografinë, diagnostikën e avancuar, parandalimin dhe ndjekjen afatgjatë të pacientëve.

Ekipi punon në bashkëpunim të ngushtë me departamentet e kardiologjisë intervenuese, elektrofiziologjisë dhe kardiokirurgjisë, me qëllim që çdo pacient të marrë kujdes të menjëhershëm, të saktë dhe të individualizuar.

Sëmundjet dhe gjendjet

Në këtë departament diagnostikohen dhe trajtohen:

  • Hipertensioni arterial dhe hipertensioni rezistent
  • Sëmundjet koronare arteriale dhe angina pectoris
  • Infarkti miokardit akut dhe i kaluar

  • Insuficienca kardiake

  • Sëmundjet valvulare të zemrës
  • Fibrilacioni atrial dhe aritmi të tjera
  • Kardiomiopatitë
  • Miokarditi dhe perikarditi
  • Defektet e lindura të zemrës tek të rriturit
  • Sëmundjet e aortës dhe enëve të mëdha të gjakut
  • Hiperlipidemitë dhe faktorë të tjerë rreziku kardiovaskular
  • Gjendjet pas vendosjes së stentit, operacionit bypass ose ndërhyrjeve valvulare
  • Dhimbjet e pashpjegueshme në kraharor, palpitacionet, vështirësitë në frymëmarrje, sinkopa dhe lodhja

Diagnostika

Në këtë departament aplikohen ekzaminime bashkëkohore jo-invazive dhe të avancuara kardiologjike:

Vlerësim bazë i funksionit të zemrës, ritmit dhe shenjave të mundshme të ishemisë, aritmive ose infarktit të mëparshëm. EKG është një ekzaminim i shpejtë, pa dhimbje dhe i thjeshtë që mund të zbulojë në kohë çrregullime serioze të zemrës.

Ekzaminim me ultratinguj i zemrës që vlerëson dhomat/ barkushet e zemrës, valvulat, funksionin e muskulit të zemrës dhe praninë e ndryshimeve strukturore.

Vlerësim i detajuar me ultratinguj i zemrës përmes ezofagut, veçanërisht i dobishëm tek sëmundjet e valvulave, dyshimin për tromb, endokardit, PFO, aneurizma dhe diseksion të aortës. Përdoret gjithashtu para dhe pas ndërhyrjeve komplekse kardiologjike dhe kardiokirurgjikale.

Monitorim i vazhdueshëm i ritmit të zemrës për 24 deri në 48 orë, për zbulimin e aritmive, palpitacioneve dhe çrregullimeve që nuk vërehen gjatë EKG-së standarde.

Matje e vazhdueshme e presionit të gjakut gjatë 24 orëve, për zbulimin e hipertensionit “manteli i bardhë”, hipertensionit të maskuar ose hipertensionin e natës dhe për vlerësimin e efektit të terapisë.

Vlerësim i furnizimit të muskulit të zemrës me gjak gjatë aktivitetit fizik, monitorim të EKG-së, frekuencës së zemrës dhe presionit të gjakut. Përdoret për zbulimin e sëmundjes koronare, aritmive gjatë ngarkesës dhe për ndjekjen pas ndërhyrjeve.

Мetodë e specializuar për vlerësimin e funksionit të zemrës nën ngarkesë të kontrolluar, tek pacientët te të cilët nuk është e mundur të kryhet testi klasik i stresit. Mundëson zbulimin e ishemisë, vlerësimin e vitalitetit të miokardit dhe vlerësimin e rrezikut para operacioneve.

Мetodë e avancuar jo-invazive që mundëson vlerësim të detajuar të muskulit të zemrës, dhomave/barkusheve, valvulave dhe rrjedhjes së gjakut. Përdoret tek kardiomiopatitë, miokarditi, sëmundja ishemike dhe defektet e lindura të zemrës.

Мetodë jo-invazive për vlerësimin e arterieve koronare dhe zbulimin e pllakave aterosklerotike dhe ngushtimeve. Është veçanërisht e dobishme tek pacientët me rrezik të ulët deri mesatar, kur synohet të shmanget koronarografia invazive.

Vlerësim i arterieve që furnizojnë trurin me gjak, tek pacientët me rrezik për goditje në tru ose simptoma neurologjike.

Vlerësim i arterieve të këmbëve dhe duarve tek pacientët me dhimbje, gjymtyrë/ekstremitete të ftohta dhe qarkullim të dëmtuar.

Trajtimet

Në departament ofrohen:

  • Trajtim medikamentoz i sëmundjeve kardiovaskulare.
  • Rregullim i presionit të gjakut, lipideve dhe insuficiencës kardiake.
  • Trajtim dhe ndjekje e aritmive.
  • Vlerësim dhe përgatitje për procedura intervenuese ose kardiokirurgjikale.
  • Ndjekje pas vendosjes së stentit, bypass-it, implantimit të valvulës ose pacemaker-it.
  • Programe parandaluese kardiologjike dhe vlerësim i rrezikut kardiovaskular.
  • Rekomandime të individualizuara për aktivitet fizik, ushqyerje dhe stil jetese.

Teknologjia dhe pajisjet

Departamenti disponon pajisje moderne kardiologjike:

  • Sistem EKG dhe Holter EKG 24-orësh

  • Holter 24-orësh për presionin e gjakut
  • Aparate moderne për ekokardiografi me Doppler dhe mundësi 3D
  • Pajisje për ekokardiografi transesofageale
  • Shirit (lentë) për test stres koronar
  • Pajisje për ekokardiografi stresi me dobutaminë
  • Rezonancë magnetike të zemrës
  • Tomografi kompjuterike multislice për angiografi CT
  • Monitorim i vazhdueshëm dhe spital ditor kardiologjik

Specialistët

Sorry, no content found.

Rruga e pacientit

  • Konsulta e parë
    Ekzaminim kardiologjik, anamnezë dhe vlerësim i simptomave.

  • Diagnostika
    EKG, ekokardiografi, Holter, test stres ose diagnostikë e avancuar sipas nevojës.

  • Plan për trajtim
    Terapi e individualizuar, ekzaminime shtesë ose referim në kardiologji intervenuese, elektrofiziologji ose kardiokirurgji.
  • Ndjekja
    Kontrolle të rregullta dhe vlerësim i efektit të terapisë.

  • Kujdes afatgjatë
    Parandalim, kontroll i faktorëve të rrezikut dhe ndjekje e shëndetit kardiovaskular.
Мими може да ви помогне во закажувањето на Вашиот термин