Stomatologji

Diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim gjithëpërfshirës të shëndetit oral, duke përdorur teknologji moderne dhe qasje të individualizuar për çdo pacient.

Përshkrimi i departamentit

Departamenti i stomatologjisë në Klinikën Zhan Mitrev ofron diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim gjithëpërfshirës të shëndetit oral, duke përdorur teknologji moderne dhe qasje të individualizuar për çdo pacient.

Nga kujdesi parandalues deri te ndërhyrjet komplekse kirurgjikale, protetike dhe estetike, departamenti ofron zgjidhje të integruara për rikthimin e funksionit, shëndetit dhe estetikës së buzëqeshjes. Çdo trajtim planifikohet me kujdes dhe saktësi, me qëllim arritjen e rezultateve afatgjata, stabilitetit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës.

Shërbimet

Implantet dentare përfaqësojnë një zgjidhje moderne për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur, duke shërbyer si zëvendësim i rrënjës natyrale të dhëmbit.

Ato vendosen tek pacientët me mungesë të pjesshme ose të plotë të dhëmbëve, ndërsa mbi implantet realizohen kurora, ura ose konstruksione të plota protetike.

  • Zëvendësimi i një ose më shumë dhëmbëve
  • Sistemet All-on-4 dhe All-on-6 për rehabilitim të plotë oral
  • Guided implantology për planifikim digjital dhe vendosje precize të implanteve
  • Materiale biokompatibile me stabilitet të lartë dhe qëndrueshmëri afatgjatë

Endodoncia merret me trajtimin e sëmundjeve dhe inflamacioneve të pulpës dentare dhe kanaleve të rrënjës, me qëllim ruajtjen e dhëmbit natyral.

Kur pulpa infektohet si pasojë e kariesit, traumës ose faktorëve të tjerë, trajtimi endodontik ndihmon në parandalimin e përhapjes së infeksionit dhe eliminon nevojën për heqjen e dhëmbit.

Procedura përfshin:

  • Heqjen e pulpës së infektuar ose të inflamuar
  • Pastrim dhe dezinfektim të detajuar të kanaleve të rrënjës
  • Mbushje dhe mbyllje hermetike me materiale speciale

Teknologjia moderne mundëson trajtime më të shpejta, më precize dhe pa dhimbje.

Ortodoncia mundëson korrigjimin e dhëmbëve të pozicionuar në mënyrë të parregullt dhe të kafshimit, me qëllim përmirësimin e funksionit dhe estetikës.

Trajtimi është i rëndësishëm jo vetëm nga aspekti estetik, por edhe për përtypje të rregullt, të folur në mënyrë korrekte dhe mirëmbajtje të shëndetit oral.

Terapitë e disponueshme:

  • Aparatet ortodontike fikse
  • Braketa vetëlidhëse
  • Alajnerë transparentë
  • Aparate mobile për fëmijë

Stomatologjia pediatrike përfshin kujdesin për shëndetin oral që nga mosha më e hershme, me një qasje të përshtatur sipas nevojave të fëmijëve.

  • Kontrolle dhe diagnostikim i hershëm
  • Trajtimi i kariesit në dhëmbët e qumështit dhe të përhershëm
  • Trajtime profilaktike (fluorizim, fisura)
  • Ndjekja e rritjes dhe zhvillimit të nofullave
  • Edukim për higjienë të rregullt dhe ushqyerje të shëndetshme

Qëllimi është krijimi i një eksperience pozitive dhe ndërtimi i zakoneve për shëndet oral afatgjatë.

Parandalimi është një pjesë kyçe e kujdesit stomatologjik.

Pastrimi profesional i rregullt mundëson:

  • Heqjen e gurëzave dhe pllakës dentare
  • Uljen e rrezikut nga kariesi dhe sëmundjet periodontale
  • Zbulimin e hershëm të problemeve potenciale

Rekomandohet si praktikë e rregullt për mirëmbajtjen e shëndetit oral.

Kirurgjia orale përfshin një gamë të gjerë ndërhyrjesh që realizohen me precizitet dhe teknika moderne:

  • Ekstraksione /heqje të dhëmbëve (përfshirë dhëmbët e impaktuar)
  • Heqje kirurgjikale të lezioneve patologjike
  • Kirurgji të indeve të buta dhe të kockës
  • Përgatitje para-protetike
  • Augmentim të kockës dhe indeve të buta
  • Procedura sinus lift

Kirurgjia maksilofaciale është një disiplinë e avancuar kirurgjikale që përfshin trajtimin e sëmundjeve dhe deformimeve të fytyrës, nofullave dhe qafës.

Kjo fushë mundëson trajtimin e gjendjeve komplekse përmes ndërhyrjeve të planifikuara me precizitet dhe të mbështetura nga teknologjia moderne.

  • Trajtimi i tumoreve beninje dhe malinje të kokës dhe qafës
  • Kirurgjia e gjëndrave të pështymës
  • Trajtimi i cistave dhe defekteve kockore
  • Procedura rekonstruktive të fytyrës dhe nofullave
  • Ndërhyrje kirurgjikale sinusale
  • Implantologji e avancuar (implante zigomatike dhe pterigoide)

Proteza fikse mundëson zëvendësimin e përhershëm të dhëmbëve të humbur ose të dëmtuar me kurora dhe ura dentare.

  • Modelim digjital dhe përgatitje laboratorike
  • Përdorim i materialeve me estetikë të lartë
  • Rikthim i funksionit dhe pamjes natyrale të dhëmbëve

Protezat janë zgjidhje protetike të lëvizshme për pacientët me mungesë të pjesshme ose të plotë të dhëmbëve.

  • Proteza të pjesshme
  • Proteza totale
  • Proteza mbi implante

Ato mundësojnë funksionalitet, stabilitet dhe përmirësim të cilësisë së jetës.

Sëmundjet parodontale prekin strukturat mbështetëse të dhëmbëve dhe mund të çojnë në humbjen e tyre.

  • Gjakderdhje dhe inflamacion i mishrave të dhëmbëve
  • Lëvizshmëri e dhëmbëve
  • Humbje e kockës

Trajtimi përfshin kontrollin e inflamacionit dhe mirëmbajtje afatgjatë të shëndetit oral.

Restaurimi dentar ka për qëllim rikthimin e dhëmbëve të dëmtuar dhe përmirësimin e funksionit dhe estetikës së tyre.

  • Restaurime direkte (mbushje)
  • Restaurime indirekte (kurora, faseta, inleje/onleje)
  • Rezultate afatgjata dhe me pamje natyrale

Trajtim estetik profesional për ndriçimin e ngjyrës natyrale të dhëmbëve.

  • Qasje individuale
  • Rezultate të shpejta dhe të dukshme
  • Metoda të sigurta me ndjeshmëri minimale

Metodat moderne radiologjike mundësojnë diagnostikim të saktë dhe planifikim të detajuar të trajtimeve:

  • Imazhe panoramike
  • Tomografi e kompjuterizuar 3D (CBCT)

Përdoren për:

  • Zbulimin e kariesit dhe infeksioneve
  • Analizën e kockës dhe anatomisë orale
  • Planifikimin e implanteve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale

Në Klinika Zhan Mitrev, për pacientët me frikë nga stomatologu ose për ndërhyrje komplekse, aplikohen metoda të avancuara të sedacionit dhe anestezisë:

  • Sedacion me inhalacion (gaz “laughing gas”)
  • Sedacion intravenoz
  • Anestezi e përgjithshme

Këto metoda mundësojnë trajtim plotësisht pa dhimbje, të kontrolluar dhe me nivel të lartë komoditeti për pacientin.

Sëmundjet dhe gjendjet

Në këtë departament diagnostikohen dhe trajtohen:

  • Kariesi dhe infeksionet
  • Sëmundjet parodontale
  • Mungesa e dhëmbëve
  • Malokluzionet
  • Çrregullimet estetike
  • Patologjitë orale dhe maksilofaciale

Specialistët

Sorry, no content found.

Rruga e pacientit

  • Konsultimi fillestar
    Мarrja e anamnezës dhe historisë mjekësore, ekzaminim klinik intraoral dhe ekstraoral, vlerësim i statusit dentar dhe përcaktim i procedurave të mëtejshme diagnostike, duke përfshirë qasje të veçantë për pacientët e ndjeshëm.
  • Diagnostika
    Кryerja e ekzaminimeve radiologjike dhe digjitale si radiografia panoramike, tomografia kompjuterike (CBCT) dhe skanimi digjital intraoral për analizë të saktë.
  • Plani i trajtimit
    Хartimi i një plani terapeutik individual të bazuar në diagnozë, i përshtatur me nevojat dhe pritshmëritë e pacientit.
  • Ndjekja dhe kontrollet
    Кontrolle të rregullta postoperative dhe ekzaminime shtesë sipas nevojës, me qëllim monitorimin e procesit të trajtimit.
  • Kujdesi afatgjatë dhe parandalimi
    Rekomandime për mirëmbajtjen e higjienës orale, kontrolle të rregullta dhe trajtime profilaktike për parandalimin e sëmundjeve.
Мими може да ви помогне во закажувањето на Вашиот термин