• 0

Më 18 nëntor, në Shkup u mbajt Konferenca e 21-të Vjetore e MASIT-it (Shoqata Maqedonase për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit), kushtuar një prej temave më aktuale teknologjike – Agentic AI dhe mundësive që ofron gjenerata e re e inteligjencës artificiale.

Ndër pjesëmarrësit e konferencës ishte edhe Prof. Dr. Zhan Mitrev, i cili ndau një pjesë të përvojës së tij personale dhe profesionale lidhur me zbatimin e inteligjencës artificiale në mjekësi. Ai foli për periudhën kur në praktikën mjekësore filluan përpjekjet për përdorimin e sistemeve inteligjente kompjuterike me qëllim lehtësimin e proceseve administrative dhe mjekësore, ndër të cilat edhe përgatitja e fletëlëshimeve për pacientët.

Nëse para tre dekadash për përgatitjen e një fletëlëshimi nevojitej një muaj, sot ky proces në Klinikën Zhan Mitrev është reduktuar në minimum, falë digjitalizimit të plotë.

I pyetur nga moderatori nëse, edhe në rastin kur procesi i vendosjes së diagnozës i lihet plotësisht inteligjencës artificiale, mjeku dhe ekipi i tij do të kenë sërish mundësinë të mos e pranojnë diagnozën e vendosur nga makina, Prof. Dr. Zhan Mitrev theksoi se inteligjenca artificiale edhe për një kohë të gjatë do të mbetet vetëm një mjet ndihmës, i cili do të përdoret për të marrë vendimin më të mirë për secilin pacient individualisht.

Sot, Klinika Zhan Mitrev disponon një sistem të integruar të vetin, në të cilin proceset e ndryshme, pajisjet dhe aparaturat mjekësore janë të ndërlidhura dhe funksionojnë në mënyrë të automatizuar. Kjo mundëson koordinim më të mirë të proceseve, menaxhim më efikas të informacionit dhe ndërlidhje më të madhe ndërmjet segmenteve të ndryshme të institucionit shëndetësor.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Zhan Mitrev në konferencë krijoi mundësinë për të lidhur përvojën shumëvjeçare praktike në mjekësi me arritjet bashkëkohore teknologjike, duke konfirmuar se zbatimi i inovacioneve në shëndetësi nuk është një koncept i ri, por një proces që zhvillohet prej dekadash.

Konferenca e sotme e MASIT-it theksoi edhe një herë rëndësinë e inteligjencës artificiale si një shtytës të ndryshimeve të ardhshme në shëndetësi, ku teknologjia mund të kontribuojë në procese më efikase, organizim më të mirë dhe kujdes shëndetësor më cilësor për pacientët.

Мими може да ви помогне во закажувањето на Вашиот термин