ZEMËR E THYER

Doza e shëndetit ditor

24 Mars, 2025

Këto ditë, të gjithë jemi përballur me disa ndjenja të përziera ndaj të cilave askush nga ne nuk mbetet imun, ndjenja që marrin një pakëndshmëri kolektive, të cilat shoqërohen me trishtim.

Hidhërimi dhe zia kalojnë në disa faza. Fillon me mohimin, fillimisht duke mos e besuar atë që ka ndodhur. Por më pas, kur shfaqet vetëdija për ngjarjen, si pjesë e procesit të pikëllimit, mund të ndihet zemërim dhe inat, ndjenjë faji dhe keqardhje për ngjarjet dhe bisedat e humbura, zemërim dhe mospranim i situatës.
Në këto momente kur po përballemi me një humbje të rëndë dhe një katastrofë të padëgjuar në vend, është e nevojshme të largohemi nga pikëllimi, keqardhja dhe me empati t’u japim ndihmë vetëmohuese familjarëve të të ndjerit, familjeve të të lënduarve që vazhdojnë të kenë frikë për jetën e më të dashurve të tyre.
Ne duhet të jemi aty për ta, t’i lëmë të jenë vetvetja – pavarësisht nëse duan të flasin apo jo, duan të hanë apo jo, apo t’i inkurajojmë me durim, t’u tregojmë se nuk janë vetëm, të flasin për momentet e bukura të kaluara së bashku.

Çdokush mund të ofrojë një fjalë të mirë, pak ushqim, një shpatull për t’u mbeshtetur dhe qarë, sepse në këto momente të pamatshme dhimbjeje emocionale, gjëja më e rëndësishme është të mundësohet një mjedis i sigurt, mbështetje dhe vetëmohim. Në këto momente është e nevojshme që ata të ndjejnë dashuri, mirëkuptim, kujdes, domethënë të kuptojnë se nuk janë vetëm.

E gjithë kjo është thelbësore për faktin se:

Shprehja “zemër e thyer” nuk është thjesht një term, por një gjendje dhe simptomë reale në mjekësi që shfaqet gjatë një gjendjeje stresuese emocionale dhe fizike të fortë dhe të vështirë për t’u duruar. Kjo gjendje në gjuhën mjekësore quhet Sindroma e zemrës së thyer.

Në momentet e stresit emocional, disa individë mund të ҫlirohet sasi e mëdhe e adrenalinës dhe noradrenalinës, të cilat mund të shkaktojnë ngushtim të enëve të gjakut, ulje të furnizimit me gjak në zemër dhe sulm (goditje) të mundshëm në zemër.

Kjo gjendje mund të ndodhë në momentet e humbjes emocionale të një anëtari të familjes, të një personi të afërt dhe të rëndësishëm, humbjes së statusit social ose punës, sëmundjes së papritur ose takimit me të dashurit me të cilët nuk ka pasur komunikim për një kohë të gjatë. Kjo gjendje mund të shfaqet gjatë një gjendjeje të papritur pikëllimi ose pas një periudhe të caktuar pikëllimi.

Njerëzit përjetojnë shtrëngim dhe presion në gjoks, gulçim/mungesë ajri, fillim të papritur të lodhjes ekstreme, djersë të ftohta ose marramendje.