Kujdesi në shtëpi pas lindjes me prerje cezariane

Nëse keni bërë një lindje me prerje cezariane, duhet të dini se do t’ju nevojtet ndihmë për t’u kujdesur për veten dhe foshnjën tuaj. Bisedoni për këtë me partnerin, prindërit ose miqtë tuaj.

Çfarë duhet të preisni pas daljes nga materniteti?

  • Gjakderdhje vaginale deri në 6 javë. Pastaj ngjyra do të zbehet ngadalë nga e kuqe, në rozë dhe më pas do të bëhet e verdhë ose e bardhë.
  • Dhimbja duhet të largohet pas 2 ose 3 ditësh, por vendi i prerjes do të jetë i ndjeshëm dhe i dhimbshëm për të paktën 3 javë.
  • Ënjtje dhe dhimbje në gji: Gajtë 3-4 ditëve të para pas lindjes, gjinjtë tuaj prodhojnë kolostrum, një substancë e pasur me lëndë ushqyese që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar të fëmijës suaj. Më pas, gjinjtë tuaj do të fryhen pasi mbushen me qumësht. Ju mund të lehtësoni rëndesën e gjinjve duke e ushqyer foshnjën më shpesh me gji ose duke shtrydhur qumështin e tepërt nga gjiri dhe duke vendosur kompresa të ftohta mbi gjirin tuaj ndërmjet intervalit të ushqyerjes me gji. Nëse nuk jeni duke ushqyer me gji, vishni sytjena të shtrënguara të cilat do të pengojnë zhvillimin/prodhimin e qumështit.
  • Kontrolli i parë me mjekun tuaj gjinekolog bëhet pas 4 deri në 6 javësh, nëse nuk ka komplikime.
  • Konsumoni lëngje të paktën 8 gota (2 litra) ujë në ditë për të shmangur kapsllëkun.

Kujdesi për plagën

  • Lajeni plagën çdo ditë me ujë dhe sapun dhe thajeni me një leckë të pastër. Nuk është e nevojshme të pastrohet me dezinfektues. Zakonisht, mjafton vetëm të lini ujin të rrjedhë mbi plagën tuaj në dush. Mbajeni vendin e plagës të pastër dhe të thatë.
  • Mos bëni not dhe mos u shtrini në vaskë plot me ujë derisa gjinekologu juaj t’ju thotë se gjithcka është në rregull. Në shumicën e rasteve, kjo zgjat 3 javë pas operacionit.
  • Pas daljes na spitali fashën në plagë, duhet ta ndërroni një herë në ditë, ose më shpesh nëse bëhet pis ose laget.

Aktiviteti fizik

Ngritja dhe ecja në shtëpi do t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt dhe mund të ndihmojë në parandalimin e mpiksjes së gjakut. Pas 4 deri në 8 javësh, ju duhet të jeni në gjendje të ktheheni në normalitet dhe të jeni në gjendje të bëni shumicën e aktiviteteve tuaja të rregullta.

Vëmendje:

  • Mos ngrini asgjë më të rëndë se foshnja juaj për 6 deri në 8 javët e para.
  • Shëtitjet e shkurtra janë një mënyrë e shkëlqyer për të rritur forcën dhe qëndrueshmërinë. Punët e lehta të shtëpisë ju bëjnë mirë. Rritni ngadalë ngarkesën tuaj të punës.
  • Jini të vetëdijshmë se do të lodheni shpejt. Dëgjoni trupin tuaj dhe mos e sforconi veten deri sa të ndjeni rraskapitje.
  • Shmangni pastrimin intenziv të shtëpisë, vrapimin, stërvitjen e rëndë dhe çdo aktivitet që ju bën të merrni frymë rëndë ose të tendosni muskujt tuaj. Mos bëni ushtrime për muskujt e barkut.

Ushqimi

  • Hani normalisht. Nësenuk e ndjeni mire stomakun tuaj, provoni ushqime të lehta dhe me pak yndyrë si orizi, pula e zier, buka e thekur dhe kos/jogurt.
  • Pini shumë lëngje (me përjashtim të rastit nëse mjeku juaj ju thotë të mos e bëni këtë).
  • Mund të vëreni se funksioni i zorrëve nuk është i rregullt menjëherë pas operacionit. Kjo është normale. Mundohuni të shmangni kapsllëkun dhe tendosjen e zorrëve. Mundohuni të merrni fibra në dietën/ushqimin tuaj çdo ditë. Nëse nuk keni jashtëqitje pas disa ditësh, pyesni mjekun tuaj për marrjen e një laksativi të lehtë.

Shqetësime të tjera

  • Përpiquni të konsumoni vakte më të vogla se zakonisht dhe ndërmjet vakteve konsumoni ushqime të shëndetshme. Konsumoni shumë fruta dhe perime. Nëse keni hemorroide me kalimin e kohës dhe me anë të kësaj mënyre ushqimi duhet të zvogëlohen ngadalë. Disa mund të zhduken.

Metodat që mund të ndihmojnë në lehtësimin e procesit të rikuperimit përfshijnë:

  1. Banja të ngrohta në vaskë, ku niveli i ujit nuk duhet të kalojë prerjen kirurgjikale, pra plaga të mbetet mbi nivelin e ujit.
  2. Kompresa të ftohta mbi zonën.
  3. Pomada ose supozitorë bimorë.
  4. Laksativë për të parandaluar kapsllëkun.

Nëse është e nevojshme, pyesni gjinekologun tuaj për rekomandime.

  • Marrëdhënia seksuale mund të fillojë pas 6 javësh. Gjithashtu, sigurohuni që të bisedoni me gjinekologun tuaj për përdorimin e kontraceptivëve pas shtatzënisë.

Shëndeti juaj mendor është i rëndësishëm

Disa gra pas lindjes mund të ndihen të irrituara, ndjejnë nevojë për të qarë, ndihen të izoluara, të pavlera, të rraskapitura dhe të paafta për të përballuar situatën e re. Mund të kenë vështirësi për të fjetur dhe mund të humbasin apetit.
Nëse këto ndjenja dhe simptoma zgjasin më shumë se 2 javë, ato mund të jenë shenja të depresionit pas lindjes.
Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e përshkruara më sipër, bisedoni me mjekun ose infermieren patronazhe për gjendjen tuaj.

Kur duhet të kontaktoni mjekun

Kontaktoni gjinekologun tuaj nëse keni:
*Gjakderdhje vaginale – shumë të rëndë, që zgjat më shumë se 4 javë dhe përfshin mpiksje të mëdha gjaku (koagulime)
*Ënjte ose dhimbje në pjesën e poshte të gjurit
*Skuqje,nxehtësi, ënjtje ose rrjedhje të përmbajtjes purulente nga plaga kirurgjikale
*Temperaturë trupore 37.8°C
*Djimbje të forta të barkut
*Dhimbje dhe skuqje të gjinjve
*Erë/aromë të pakëdshme dhe rrjedhje vaginale
*Dhimbje koke
*Ndjeni trishtim, në ankth, nuk dëshironi të shihni askënd, ndiheni sikur po dëmtoni veten ose fëmijën tuaj, ose keni vështirësi të kujdeseni për veten ose fëmijën tuaj.

Është mbajtur konferenca e parë e infermierëve nga Evropa Juglindore

Organizuar nga sindikata ZMSTAS, e udhëhequr nga shoqata “Për ne”, dhe nën kujdesin e klinikës sonë, u mbajt konferenca e parë ndërkombëtare e infermierëve, e cila mblodhi mbi 200 pjesëmarrës nga Evropa Juglindore. Tema e kësaj konference historike ishte – Rruga drejt autonomisë së infermierëve.
Organizatori dhe presidenti i Shoqatës Evropiane të Shoqatave të Infermierëve iu drejtua numrit të madh të delegatëve dhe të ftuarve nga rajoni dhe u mbajtën edhe disa panele diskutimesh. Pllakat e nderit u ndanë edhe institucioneve shëndetësore, ekipeve dhe individëve.

Pjesëmarrja e Dr. Anxhellka Ilieva në Kongresin Botëror për Melanomën dhe njëkohësisht në Akademinë Evropiane të Dermato-Onkologjisë

Dr. Anxhellka Ilieva – mjeke dermatologe në klinikën tonë, mori pjesë aktive në Kongresin e sivjetshëm të 11-të Botëror të Melanomës dhe njëkohësisht në Kongresin e 21-të të Akademisë Evropiane të Dermato-onkologjisë, i cili u mbajt në Athinë. Në këtë event ajo përmes një posteri prezantoi rezultatet e hulumtimit të saj në temën – Zbulimi i hershëm i kancerit të lëkurës.
Ky aktivitet është realizuar së bashku me Departamentin e Gjenetikës dhe Mjekësisë së Personalizuar në Klinikën Zhan Mitrev, dhe me mbështetjen e Akademisë Evropiane të Dermato-onkologjisë.
Krahas prezantimit, ajo mori pjesë në leksione në fushën e dermoskopisë dhe mësoi për protokollet më të fundit për trajtimin dhe parandalimin e kancerit të lëkurës, përfshirë melanomën.
Dr. Ilieva, si koordinatore kombëtare dhe përfaqësuese e Shoqatës Ndërkombëtare për Dermatoskopinë, çdo vit është pjesë e fushatës ndërkombëtare për parandalimin e kancerit të lëkurës.

Kurs mbi gjeneratën e fundit të valvulave TAVI

Tradicionalisht, këtë vit, në fund të muajit mars, në Sofje u mbajt një kurs njëditor për zëvendësimin e valvulës aortale transkateterike – procedura TAVI. Arritjet dhe përvojat e fundit në këtë fushë u prezantuan përmes disa sesioneve leksionesh dhe dy prezantimeve të rasteve live.
Nga klinika jonë, me ftesë të Merilit, morën pjesë Dr. Vilma Ampova Sokolov, kardiologe intervenuese, si paneliste, infermierja Sonja Rusevska – infermiere e licencuar për shtrëngimin/krempimin e valvulës së aortës – Meril, e cila mori pjesë në një rast të drejtpërdrejtë nga salla, si dhe infermierja Suzana Kostovska – infermiere intervente angiografe dhe kryeinfermiere në qendrën diagnostike dhe sallën e
Ky kurs ndau përvojat e lektorëve nga Shoqata Profesionale Evropiane dhe prezantoi gjeneratën më të fundit të valvulës TAVI OctaPRO nga Meril, dhe sigurisht që pati edhe atmosferë shoqërimi dhe miqësie.

Parandalimi është çelësi për një shëndet më të mirë

🌷 Pranvera është periudha kur natyra zgjohet, ndaj zgjoni edhe ju kujdesin për shëndetin tuaj. Ne kemi përgatitur një numër të madh komentesh me një çmim promocional 🎯 Për rezervimin e terminit, telefononi qendrën tonë të kontaktit ☎️ 02/3091-484

  • Ekzaminimi stomatologjik 1000 denarë.
  • Ekzaminim subspecialistik oftalmologjik 1000 denarë.
  • Pakatë kardiologjike 4500 denarë.
  • Stres test 4000 denarë.
  • Ergospirometri 7000 denarë.
  • Eko e gjendrës tiroide 2000 denarë.
  • Ekzaminim pulmonologjik 2500 denarë.
  • Ekzaminim neurologjik 2500 denarë.
  • Ekzaminim nefrologjik 2500 denarë.
  • Ekzaminim urologjik 2500 denarë.
  • Ekzaminim ortopedik 2500 denarë.
  • Ekzaminim ORL 2500 denarë.
  • Ekzaminim pediatrik 2000 denarë.
  • Ekzaminim gjinekologjik me ultratinguj dhe PAP test 2990 denarë.
  • Ekzaminim gjinekologjik me ultratinguj me strisha/tampon për tipizimin e HPV 4500 denarë.
  • Ekzaminim gjinekologjik me ultratinguj 2500 denare.
  • Ekzaminim obstetrik me eko 2500 denare.
  • Ekzaminim gjinekologjik me ultratinguj me PAP test dhe strisha/tampon për tipizimin e HPV 5500 denarë.
  • Strisha/tampona mikrobiologjike (cervikale, vaginale, cervikale për ureaplazma/mikoplazma, klamidia) 2600 denarë.
  • Strisha/tampon mikrobiologjik gjatë shtatzënisë (cervikal, vaginal, perineal për GBS) 2000 denarë.
  • -PRISKA 1 3500 denarë.
  • Ekzaminim dermatologjik 2000 denarë.
  • Fotofinder (skanim i nishaneve) 5000 denarë.
  • Kolonoskopi me anestezi 24.000 denarë.
  • Gastroskopi me anestezi 24.000 denarë.
    *Nëse të dyja bëhen në një akt, 35.000 denarë.
    Eko e gjirit 2000 denarë.
  • Mamografi 2D 4000 denarë.
  • Mamografi 3D 5000 denarë.
  • Osteodensitometri Dexascan 2000 denarë.
  • MSKT seria me kontrast (kokë dhe qafë/bark/ ekstremitete të poshtme) 14.000 denarë.
  • MSKT seria native (pa kontrast) 12.000 denarë.
  • CT kolonoskopi virtuale 12.000 denarë.
    MRI seria native 13 000 denarë.
  • MRI me kontrast 17 500 denarë.
  • Magnet i shtyllës kurrizore 21 000 denarë.
  • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme 3 njëkohësisht (Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis dhe Neisseria gonorrhoeae) nga urina e parë e mëngjesit (me metodën PCR) 1800 denarë.
  • FMS për inkontinencë – 1 trajtim 1500 denarë.
  • Dhoma hiperbarike – paketë prej 10 trajtimesh 31.500 denarë.